Sondazhi i CGTN: Të anketuarit globalë dënojnë sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe kritikojnë politikën “Amerika e Para”

Sondazhi u publikua në platformat në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN, me 10.472 pjesëmarrës të huaj që ndanë pikëpamjet e tyre brenda 12 orëve.


Me bombarduesit e fshehtë B-2 Spirit të Forcave Ajrore të SHBA-së, të përfshirë në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit, operacioni “Çekiçi i Mesnatës” ka çliruar plotësisht “Kutinë e Pandorës” të Lindjes së Mesme. Pasi miratuan në heshtje veprimet ushtarake të Izraelit, Shtetet e Bashkuara në fund ndërmorën ndërhyrje të drejtpërdrejtë. Një sondazh global i kryer nga CGTN tregon se pjesa më e madhe e të anketuarve dënon ashpër sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe kritikon politikën e jashtme “Amerika e Para” për shkaktimin e fatkeqësive të pafundme në Lindjen e Mesme.

Që nga shpërthimi i raundit të fundit të konfliktit izraelito-palestinez, miratimi dhe toleranca e heshtur e Amerikës kanë vazhduar të nxisin agresionin e Izraelit. SHBA jo vetëm që i ka ofruar vazhdimisht ndihmë ushtarake Izraelit, por ka përdorur edhe të drejtën e vetos në Kombet e Bashkuara për të bllokuar rezolutat e armëpushimit në Gaza, në mbrojtje të interesave izraelite. Gazeta britanike The Guardian kritikoi administratën Trump, duke deklaruar se vendosi interesat vetjake afatshkurtra mbi stabilitetin rajonal, duke e nxitur ndjeshëm krizën.


Foto nga VCG

Në anketë, 91% e të anketuarve theksojnë se mes thirrjeve të përhapura ndërkombëtare për uljen e tensioneve të konfliktit izraelito-iranian, veprimet e SHBA-së po i hedhin benzinë zjarrit, duke e çuar konfliktin në një gjendje të pakontrollueshme. Ndërkohë, 90% e të anketuarve besojnë se sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, shkel rëndë Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Iranit. Përveç kësaj, 90% e të anketuarve kritikojnë veprimet ushtarake të Izraelit për përshkallëzimin e shpejtë të tensioneve rajonale, ndërsa 84% e të anketuarve e dënojnë Izraelin për përkeqësimin e krizës humanitare në Lindjen e Mesme.


Foto nga VCG

Një Lindje e Mesme e trazuar kërcënon stabilitetin global. Komuniteti ndërkombëtar pret gjerësisht masa efektive për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të shmangur kaosin më të madh rajonal, duke shpresuar që Izraeli dhe Irani do të kthehen në rrugën e zgjidhjes politike. Sondazhi tregon se 85% e të anketuarve besojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe armëpushimi duhet të jetë një përparësi urgjente. Ndërkohë, 77% e të anketuarve theksojnë se kompleksiteti i çështjeve të Lindjes së Mesme, do të thotë që masat ushtarake nuk mund të arrijnë paqe të qëndrueshme, qoftë në lidhje me çështjen bërthamore të Iranit apo me konfliktin Izrael-Palestinë. Vetëm zgjidhjet politike dhe dialogu mund të hapin rrugën përpara. Për më tepër, 91% e të anketuarve theksojnë se fuqitë e mëdha me ndikim, duhet të marrin përgjegjësi duke promovuar në mënyrë aktive një armëpushim në Lindjen e Mesme, në vend që të lejojnë që konfliktet të përhapen pa kontroll.

Sondazhi u publikua në platformat në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN, me 10.472 pjesëmarrës të huaj që ndanë pikëpamjet e tyre brenda 12 orëve.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…