Themeli: Garancia sovrane, ndikim në një numër të madh biznesesh

Garancia Sovrane, e kombinuar me Kredinë e Butë të Bankës së Shqipërisë për sektorin bujqësor, ul normën e interesit për kreditë në vetëm 2% nga 3,5% dhe mbulon deri në 70% të kolateralit për kredi, me vlerë deri në 25 milionë lekë për subjekt.


Fondi prej 3 miliardë lekësh i vënë në dispozicion të sektorit të bujqësisë nga buxheti i shtetit është një instrument financiar i miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare, i cili do të përdoret për të ofruar kredi me interesa të ulta për sektorin bujqësor.

Garancia Sovrane, e kombinuar me Kredinë e Butë të Bankës së Shqipërisë për sektorin bujqësor, ul normën e interesit për kreditë në vetëm 2% nga 3,5% dhe mbulon deri në 70% të kolateralit për kredi, me vlerë deri në 25 milionë lekë për subjekt.

Erald Themeli, drejtor i departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, u shpreh në një intervistë televizive për angazhimin që ka Banka e Shqipërisë për të krijuar fondin 250 milionësh për ta ndihmuar biznesin bujqësor nëpërmjet Garancisë Sovrane që ka dhënë shteti, në shumën 3 miliardë lekë.

“Ka një limit, si sasior, si kohor për zbatimin e këtij projekti në terma të kredive maksimale që mund të disbursojë banka kundrejt një subjekti. Ne kemi caktuar një tavan, që është 25 milionë lekë, duke marrë parasysh faktin që fondi i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë është 25 miliardë lekë, që kjo të ketë impakt në një numër sa më të gjerë biznesesh”, tha Themeli.

“Ne kemi një tavan kohor, që nënkupton që kreditë e disbursuara në kuadër të këtij programi mund përfitojnë këto norma interesi prej 3,5% për një periudhë jo më të gjatë se pesë vjet. Pra, programi përfundon në vitin 2030”, vijoi ai.

Sipas Themelit, kjo është një ndihmë e madhe që jepet për këtë kategori biznesi, që do të mundësojë një përqasje më të mirë mes këtyre bizneseve dhe bankave duke krijuar një njohje reciproke më të lartë, si edhe një mundësi trajtimi të problemeve që frenojnë në mënyrë strukturore rritjen e kreditimit për këto biznese.

Ndër të tjera, drejtori i departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë tha se kjo nuk duhet parë si një zgjidhje përfundimtare e problemit të aksesit të vogël dhe mikrobiznesit në kredi, por si një program që i jep kohë adresimit të atyre problematikave që frenojnë aksesin në kredi.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…