Çfarë e bën të nevojshme një organizatë ndërkombëtare për ndërmjetësim?

Në fund të muajit të kaluar u mbajt në Hong Kong një samit i 33 vendeve anëtare të OKB-së, në të cilën u fol dhe u vendos që të themelohet Organizata Ndërkombëtare për Ndërmjetësim.

Samiti i Organizatës Ndërkombëtare për ndërmjetësim/Foto nga Xinhua

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore

Në fund të muajit të kaluar u mbajt në Hong Kong një samit i 33 vendeve anëtare të OKB-së, në të cilën u fol dhe u vendos që të themelohet Organizata Ndërkombëtare për Ndërmjetësim. Përfaqësuesit e këtyre vendeve, kryesisht aziatike, iu përgjigjën ftesës së ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës dhe pranuan t’i bashkohen iniciativës së saj për themelimin e kësaj organizate ndërkombëtare, e para e këtij lloji në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas rregullit, nëse tri nga vendet pjesëmarrëse e ratifikojnë marrëveshjen e themelimit të Organizatës Ndërkombëtare për Ndërmjetësim, atëherë ajo njihet dhe regjistrohet si e tillë në aktet themelore të OKB-së. Pritet që vitin e ardhshëm shumica e vendeve pjesëmarrëse ta kenë ratifikuar këtë organizatë në parlamentet përkatëse.


Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi në ceremoninë e nënshkrimin e marrëveshjes së themelimin e Organizatës Ndërkombëtare për ndërmjetësim/Foto nga Xinhua

Por pse një Organizatë Ndërkombëtare për Ndërmjetësim? Ka shumë arsye për të patur një mekanizëm ndërkombëtar për ndërmjetësim në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare. Megjithatë po përpiqem të jem më konkret:

1. Bota e sotme po shkon me shpejtësi drejt thellimit dhe zgjerimit të konflikteve. Lufta në Ukrainë dhe ajo në Gaza janë dy epiqendrat e sotme të konfliktit global, të cilat rrezikojnë të zgjerohen dhe të përfshijnë në zjarrin e luftës kontinentet e Europës dhe të Azisë. Ajo që ndodhi gjithashtu midis Indisë dhe Pakistanit dëshmoi se ekziston një potencial i rrezikshëm për konflikte të reja dhe të mëdha, të cilat mund të çojnë deri te përdorimi i armëve bërthamore. Në këto kushte një mekanizëm ligjor dhe institucional i ndërmjetësimit për shaurjen e vatrave të luftës e të konflikteve është bërë i domosdoshëm. Kjo sepse pasiguria dhe destabiliteti vijnë për shkak të dy arsyeve – ambicies për zgjerim territoresh dhe sundim mbi kombet e tjera dhe mosbesimit e frikës së të vegjëlve para Fuqive të Mëdha.


Samiti i Organizatës Ndërkombëtare për ndërmjetësim/Foto nga Xinhua

2. Me këtë iniciativë Republika Popullore e Kinës dëshmohet si një Fuqi e Madhe, e cila kërkon që ekuilibri i botës së sotme të ndërtohet bazuar te besimi reciprok. Një Organizatë Ndërkombëtare për Ndërmjetësim do të ishte mekanizmi i duhur autoritativ dhe i besueshëm në zgjidhjen e këtyre konflikteve. Në fakt Pekini ka ndërmarrë shumë iniciativa paqeje për të ndërtuar një botë më të sigurt dhe një të ardhme në harmoni të njerëzimit. Por mesa duket ajo sheh se asaj i duhet një mekanizëm ndërshtetëror dhe ndërkombëtar për të arritur këtë synim. Ndaj dhe iniciativa në fjalë është e një rëndësie të veçantë.

3. Prej se kur janë shpërbërë perandoritë e deri më sot, pra prej së paku dy shekujve e këtej, bota dhe njerëzimi kanë funksionuar si eksperiment në duart e Fuqive të Mëdha. Të vegjëlit, të pambrojturit, ata që nuk kanë potenciale demografike, ekonomike, ushtarake e politike kanë paguar për interesat dhe egon e Fuqive të Mëdha. Nëse ekuilibri i këtyre fuqive ishte i pranueshëm, atëherë vinte statukuoja. Në momentin që ky ekuilibër prishej, cënohej edhe paqja e siguria. Për këto shkaqe bota erdhi në luftrat e përgjakshme që prej kohës së Bonapartit e deri te ato të Hitlerit.

Kësisoj edhe në ditët e sotme rendja pas ekuilibrit të Fuqive të Mëdha është shkaku i luftërave dhe konflikteve. Sot ndeshemi me të njëjtën ambicie si në konfliktin ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, ashtu edhe në konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve, sidomos në Gaza. Ky i fundit është për shkaqe ekuilibri në zhvillimet demografike, por edhe të rivalitetit rajonal me vendet e fuqishme arabe, si dhe Iranin e Turqinë.


Samiti i Organizatës Ndërkombëtare për ndërmjetësim/Foto nga Xinhua

R4epublika Popullore e Kinës përpiqet që pasojat e rendjes pas ekuilibrit të forcës përmes garës dhe rivalitetit për të qenë më i fortë të zbuten. Mekanizmi i një organizate Ndërkombëtare për Ndërmjetësim, duket se është gjetja më interesante dhe inovative në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Pekini ka në projekt për një rend botëror më të përsosur, më të qëndrueshëm, më paqësor dhe të sigurt, gjë që e bën vërtet interesante iniciativën e Hong Kongut.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.