Smart Bolus, risi në menaxhimin e shëndetit të kafshëve blegtorale

Sektori rural po synon zgjerimin e përdorimit të teknologjive inovative në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë


Sektori rural po synon zgjerimin e përdorimit të teknologjive inovative në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, për rritjen e prodhimit sipas standardeve më të mira dhe lehtësimin e kushteve të punës për fermerët.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se, prezantimi nga GIZ i një prej teknologjive më të avancuara për menaxhimin e shëndetit të lopëve në Shqipëri, është një modeli inovativ që rrit efikasitetit e menaxhimit të tufave blegtorale.

Sipas saj, përmes inovacionit të monitorimit digjital, SmaXtec ka sjellë Smart Bolus-in, teknologji që tashmë përdoret në mbarë botën.

Përdorimi i kësaj teknologjie mundëson monitorim të vazhdueshëm të temperaturës dhe aktivitetit të lopës gjatë gjithë ditës, gjurmim të shëndetit në kohë reale, zbulim të hershëm të sëmundjeve.

Denaj e vlerësoi zbatimin e teknologjisë inovative me ndikim në rritjen e mirëqenies së kafshëve, falë reduktimit të përdorimit të antibiotikëve si dhe produktivitet më i lartë i qumështit nëpërmjet menaxhimit proaktiv të shëndetit.

“Implementimi me sukses i Smart Bolus-it shënon një risi në menaxhimin e shëndetit të lopëve të qumështit në fermë”, tha Denaj.

Ministrja e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt një blegtorie të qëndrueshme, të bazuar në përgjegjshmëri dhe të dhëna, me respekt për standardet më të larta të shëndetit, mirëqenies dhe kujdesit për kafshët.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.