179-vjetori i lindjes së Naim Frashërit

Naim Frashëri u nda nga jeta më 20 tetor 1900 në Stamboll. Në vitin 1937, eshtrat e tij u sollën në atdhe dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.


Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar, Naim Frashërin – poet, mendimtar, iluminist dhe veprimtar i palodhur i arsimit dhe kulturës kombëtare. Ai është një nga shtyllat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që me penën dhe shpirtin e tij i dha frymë identitetit tonë kombëtar.

Ai lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Dangëllisë së Përmetit.

Naimi filloi mësimet në vendlindje, pranë teqesë bektashiane, e më vonë vazhdoi shkollimin në gjimnazin “Zosimea”. U angazhua në mënyrë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në përpjekjet për themelimin e shkollave shqipe dhe botimin e teksteve në gjuhën amtare.

Nga viti 1882 jetoi në Stamboll, ku me veprat dhe përkushtimin e tij u bë zëri më i fuqishëm i Rilindjes. Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësi” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut”.

Naim Frashëri u nda nga jeta më 20 tetor 1900 në Stamboll. Në vitin 1937, eshtrat e tij u sollën në atdhe dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

Burimi ATSH

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…