Ekspozita e Katërt Kinë-Vendet e EQL-së gati për të zbuluar risitë më të fundit teknologjike

Ekspozita e Katërt Kinë-Vendet e EQL-së do të mbahet në Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, në datat 22 – 25 maj, me temën “Vizione të Reja për të Ardhmen”.


Një festim vjetor i bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) është gati të fillojë. Ekspozita e Katërt Kinë-Vendet e EQL-së do të mbahet në Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, në datat 22 – 25 maj, me temën “Vizione të Reja për të Ardhmen”. Me Sllovakinë dhe Slloveninë si vendet e dyfishta të ftuara, ekspozita do të fokusohet tek kufijtë teknologjikë dhe inovacioni industrial, duke synuar të krijojë një model të ri për zhvillimin bashkëpunues ndërrajonal.

Si një qendër shkencore-teknologjike në jug të deltës së Lumit Jance, Ningbo do të demonstrojë forcën e saj teknologjike si mikpritëse e eventit. Ekspozita do të sjellë zonën e parë “Vendet e EQL-së Digjitale dhe Inteligjente”, duke bërë së bashku teknologjitë më të përparuara globale. Kompanitë kryesore kineze si Shanghai Zhiyuan Robotics dhe Beijing Xingdong Era, së bashku me kompani me seli në Zhejiang si “Unitree”, “DeepSeek” dhe “Lingban Technology”, do të prezantojnë robotë humanoide, robotë katërkëmbësh dhe teknologji ndërveprimi AR.

Vendet e EQL-së do të sjellin ekspozitën e tyre të “teknologjive të zeza”: Hungaria, me parkun e madh shumë-ndjesor të realitetit virtual, do t’i zhytë vizitorët në një botë dixhitale; Kompania Pipistrel e Sllovenisë, një lider global në avionët elektrikë, do të prezantojë modele të lehta dhe me performancë të lartë; “Muri Magjik” i Hungarisë, do të lejojë audiencën të eksplorojë historinë dhe kulturën hungareze përmes gjesteve të thjeshta, duke ndërthurur teknologjinë me ndërveprimin kulturor.


Gjatë Ekspozitës së Tretë Kinë-Vendet e EQL-së, 18 maj 2023. /VCG

Sllovakia dhe Sllovenia, në cilësinë e vendeve të nderit, do të zgjerojnë pjesëmarrjen e tyre përtej ekspozitave tradicionale të verës dhe ushqimit, për të përfshirë aviacionin e përgjithshëm, prodhimin inteligjent dhe teknologjinë dixhitale.


Një pamje e Ekspozitës së Tretë Kinë-Vendet e EQL-së, 18 maj 2023. /VCG

Ekspozita do të ketë gjithashtu edhe evente me tema industriale, si Konferenca e Bashkëpunimit Portual të Sllovenisë dhe Promovimi i Projektit të Aviacionit të Përgjithshëm të Sllovakisë, së bashku me platforma investimi si Përputhja e Industrisë së Automjeteve të Energjisë së Re “Investoni në Zhejiang” 2025. Këto iniciativa synojnë të nxisin bashkëpunimin ndërkufitar, në fusha që përfshijnë teknologjinë VR, aviacionin dhe më shumë.

Historia pas Ekspozitës së Katërt Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore


Ekspozita e Tretë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore e mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare të Konventave në Ningbo, Provinca Zhejiang, Kina lindore, më 18 maj 2023./VCG

Kjo është hera e katërt që zhvillohet në Ningbo, Ekspozita Kinë-Vendet EQL. Ngjarja shërben jo vetëm si një vitrinë për teknologjitë më të përparuara, por edhe si një dëshmi e arritjeve të 13 viteve të bashkëpunimit Kinë-Vendet EQL.

Le të thellohemi në partneritetin midis Ningbo dhe këtyre vendeve, për të zbuluar logjikën më të thellë pas kësaj ngjarjeje madhështore.

Në vitin 2018, Ningbo lançoi Planin e Projektit të Madh Special “Inovacioni i Shkencës dhe Teknologjisë 2025”. Me qëllim rritjen e avantazhit konkurrues të Ningbosë në inovacionin shkencor dhe teknologjik, duke nxitur zhvillimin me cilësi të lartë, plani përqendrohet në industritë kryesore si automjetet e energjisë së re dhe grafeni. Ai gjithashtu synon të tërheqë platforma në nivel kombëtar, si qendrat e inovacionit teknologjik, për të krijuar një prani në qytet.


Punishtja e montimit të bazës së dytë të prodhimit të Geely Automobile në Gjirin Hangzhou, Ningbo, Provinca Zhejiang, Kina Lind

Mbështetur nga kjo iniciativë, Parku Industrial Kinë-Vendet EQL u hap zyrtarisht më 10 qershor të vitit 2020. Përveç kësaj, qendra e kërkimit për bashkëpunimin dhe inovacionin e Kinës në vendet EQL, një platformë në nivel kombëtar e propozuar nga Presidenti Xi Jinping në Samitin Kinë-Vendet EQL, u zbulua në Ningbo në vitin 2022.

Deri në gusht 2024, numri i projekteve të investimeve dypalëshe midis Ningbosë dhe vendeve EQL kishte arritur në 196. Investimet e Ningbosë në rajon synojnë kryesisht industritë e saj të favorshme, duke përfshirë pjesët e automobilave dhe pajisjet e nivelit të lartë.


Një punëtor monton modelin Zeekr 001 EV në fabrikën e montimit të prodhuesit kinez të automjeteve Zeekr, në Ningbo, Provinca Zhejiang e Kinës Lindore, 17 prill 2025./VCG

Bashkëpunimi midis Ningbosë dhe vendeve EQL, ka evoluar përtej transaksioneve të thjeshta të ofertës dhe kërkesës, duke u transformuar në një integrim të thellë të ekosistemeve inovative.

Më 22 maj, me fillimin e ekspozitës, “sekretet e bashkëpunimit” të ngulitura në laboratorë, linja prodhimi dhe dokumente politikash do të materializohen nëpërmjet shfaqjeve robotike, marrëveshjeve dhe diskutimee të thella, duke i rrëfyer botës një histori unike lindore të inovacionit të dobishëm reciprokisht.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

“Nga bohemizmi, te përjetësia”

Qendra për Hapje dhe Dialog sjell në Tiranë një nga ekspozitat më të rëndësishme të çelura ndonjëherë në kryeqytet.

Global 360

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes të Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua sot me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

“Nga bohemizmi, te përjetësia”

Qendra për Hapje dhe Dialog sjell në Tiranë një nga ekspozitat më të rëndësishme të çelura ndonjëherë në kryeqytet.