Euro U-17 mbërrin në Elbasan, FSHF event promovues me qindra fëmijë e qytetarë

Ambasadorja e Euro U-17, Valbona Selimllari, theksoi rëndësinë e mbështetjes për ekipin Kombëtar në Kampionatin Evropian.


Eventi i radhës promovues në kuadër të Kampionatit Evropian U-17 “Shqipëri 2025” u zhvillua në Elbasan, ku morën pjesë qindra fëmijë dhe banorë të këtij qyteti.

Aktiviteti që u organizua në sheshin përpara stadiumit “Elbasan Arena” kishte si qëllim promovimin e këtij eventi historik për vendin tonë dhe përfshirjen e qytetarëve të Elbasanit në këtë ngjarje madhore sportive që do të mbahet nga data 19 maj deri më 1 qershor në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Pano Xhixho, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e turneut, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, si dhe përfaqësues të SHRF Elbasan.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Pano Xhixho theksoi rëndësinë e këtij Evropiani dhe ftoi të gjithë qytetarët ta përjetojnë nga afër atmosferën e këtij kompeticioni.

“Më vjen shumë mirë që jemi në “Elbasan Arena”, aty ku të gjithë e mbajmë mend aventurën që nisi Andi Lila me shokët e tij për të shkuar në Evropian. Na dukej e pamundur që Shqipëria një ditë të shkonte në Kampionatin Evropian, por ka qenë pikërisht ky stadium që solli atë sukses të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar. Ja ku jemi sot, në një tjetër Evropian “Euro U17 Shqipëri 2025”, një gjë e paimagjinueshme më parë. Le ta shijojmë këtë Evropian, sepse nuk ndodh shpesh që të luhet një Kampionat Evropian në vendin tonë”, tha anëtari i KE-së, Pano Xhixho.

Zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha falënderoi FSHF-në dhe presidentin Duka për sjelljen e këtij eventi në Shqipëri.

“Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dua të shpreh falënderime për Federatën e Futbollit dhe veçanërisht për presidentin Duka, sepse besoj se ky event evropian ka ardhur falë mbështetjes së tij si zv.president i UEFA-s. Është shumë e bukur të shohësh kaq fëmijë dhe të rinj, trajnerë, përfaqësues, duke falënderuar Andi Lilën, gjyqtarin që kemi të pranishëm, përfaqësues nga Federata dhe nga klubi i Elbasanit. Shpresoj që të gjithë së bashku ta shijojmë këtë Evropian”, tha zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.

Ambasadorja e Euro U-17, Valbona Selimllari, theksoi rëndësinë e mbështetjes për ekipin Kombëtar në Kampionatin Evropian.

“Dikur ka qenë ëndërr të prekje Evropianin, sot nuk është më një ëndërr, është një fakt. Evropiani vjen në Shqipëri, në vitin 2027 do vijë dhe Euro U-21. Futbolli shqiptar, me këtë ekip kaq të mrekullueshëm të FSHF-së, nuk e di se ku do na dërgojë, dhe ju jeni e ardhmja, ta dini. Kemi nevojë që t’i mbështesim fort djemtë. Nëse stadiumi do të ketë këtë energji, të jeni të sigurt që ekipi jonë do të fitojë atë ditë”, tha ambasadorja e Europianit, Valbona Selimllari.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila e cilësoi këtë Evropian si një privilegj për vendin.

“Çdo futbollist pjesëmarrës do të jetë në fushë dhe do të performojë për ngjyrat kuqezi. Do të ketë një privilegj sepse të gjithë sytë e Evropës dhe menaxherëve do të jenë këtu që të kenë një karrierë sa më të pasur. Të gjitha skuadrat finaliste nxjerrin yje të futbollit botëror, pretendentë të Topit të Artë. Por shpresoj që edhe ne të bëjmë më të mirën tonë dhe të përfaqësohemi denjësisht, ashtu siç edhe Kombëtarja A përballet denjësisht kundër çdo kundërshtari. Pse mos të përballet edhe ekipi U-17. Është bërë një punë e mirë nga trajnerët e ekipit kombëtar dhe FSHF, Presidenti Duka. Falë tij po vijnë këto aktivitete të rëndësishme. Kemi disa stadiume me të cilat përfaqësohemi denjësisht kudo”, tha Andi Lila.

Lexo më shumë nga

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…

Global 360

Kosova dhe SHBA fitojnë bashkëpunimin ushtarak

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…