Xi takohet me Presidentët e Kilit dhe të Kolumbisë

Presidenti Xi Jinping zhvilloi takime në Pekin me Presidentin e Kilit Gabriel Boric dhe me Presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro, të cilt ndodhen në Kinë për të marrë pjesë në Takimin e Katërt Ministror të Forumit Kinë-CELAC.


Presidenti Xi Jinping zhvilloi takime në Pekin me Presidentin e Kilit, Gabriel Boric dhe me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, të cilt ndodhen në Kinë për të marrë pjesë në Takimin e Katërt Ministror të Forumit Kinë-CELAC.


Presidenti Xi Jinping me Presidentin e Kilit, Gabriel Boric

Në takimin me Presidentin e Kilit, Gabriel Boric, Presidenti Xi Jinping vuri në dukje që ky vit shënon 55-vjetorin e lidhjeve diplomatike mes Kinës dhe Kilit. 55 vjet më parë, liderët e vjetër të dy vendeve kishin një vizion të gjerë. Ata kaluan mbi errësirat e Luftës së Ftohtë dhe hapën rrugën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Amerikës Latine. Për mbi gjysmë shekulli, pavarësisht ndryshimeve të situatës ndërkombëtare, marrëdhëniet Kinë-Kili kanë vazhduar të ecin përpara, duke udhëhequr zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të Amerikës Latine.

Kina dhe Kili duhet të pasurojnë vazhdimisht përmbajtjen e marrëdhënieve të përgjithshme strategjike mes dy vendeve, të krijojnë një model për zhvillimin e përbashkët të Kinës dhe Amerikës Latine, si edhe një shembull për bashkëpunimin Jug-Jug, duke promovuar së bashku paqen dhe përparimin e njerëzimit.

Xi theksoi gjithashtu se Kina është e gatshme të forcojë besimin politik me palën kiliane, të respektojë njëri-tjetrin, ta trajtojë atë si të barabartë, të përfitojnë reciprokisht, të forcojnë shkëmbimin e përvojave në qeverisje, të mbështesin njëri-tjetrin në çështjet me interes dhe të ruajnë sovranitetin, sigurinë apo interesat e zhvillimit të palëve.

Të dy palët duhet të zbatojnë sa më mirë planin e bashkëpunimit për ndërtimin e nismës “Një brez, një rrugë”, të thellojnë bashkëpunimin në bujqësi, pyje, blegtori, investime industriale, infrastrukturë, minerale të gjelbra. Gjithashtu të zhvillojnë pika të reja rritjeje në astronomi, zona polare, inteligjencë artificiale, bio-mjekësi, ekonomi digjitale etj.

Kina mbështet sa më shumë investime nga sipërmarrjet kineze në Kili dhe mirëpret sa më shumë produkte cilësore nga Kili të hyjnë në tregun kinez. Të dy palët duhet të forcojnë shkëmbimin e kulturave, të zhvillojnë aktivitete shkëmbimi në arsim, kulturë, media, rini. Duhet të lehtësojnë kalimin e njerëzve, për të vendosur një bazë të fortë të opinionit publik për zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe.

Aktualisht, situata ndërkombëtare është e trazuar dhe e komplikuar, me dallgë unilaterizmi dhe proteksionizmi, që po i sjell dëm të madh rendit të tregtisë ndërkombëtare. Si mbrojtëse të vendosura të multilateralizmit dhe tregtisë së lirë, Kina dhe Kili duhet të forcojnë bashkëpunimin shumëpalësh dhe të mbrojnë interesat e përbashkëta të “Jugut Global”.

Boric, nga ana e tij, u shpreh se Kili e vlerëson shumë marrëdhënien me Kinën. Kina e ka Kilin partnerin më të rëndësishëm tregtar. Bashkëpunimi mes palëve ka sjellë përfitime për dy popujt. Kili do të vazhdojë të zbatojë parimin e një Kine, duke pritur të zgjerojë më tej bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve, inteligjencës artificiale. Gjithashtu të ndërtojë me cilësi të lartë nismën “Një brez, një rrugë”, të shtojë shkëmbimet kulturore dhe të nxisë marrëdhëniet Kili-Kinë për të arritur më shumë rezultate pozitive.

Të gjitha vendet duhet të synojnë tregtinë e lirë dhe përfitimin e ndërsjellë. Tregtia nuk duhet tu shërbejë vetëm interesave të një vendi. Lufta tregtare nuk ka rrugëdalje. Kili dëshiron të punojë së bashku me Kinën, për të mbrojtur me vendosmëri multilateralizmin dhe autoritetin e OKB-së, duke këmbëngulur në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe duke mbrojtur së bashku drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së Presidentit Boric në Kinë, të dy palët nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në shumë sektorë, si në ekonomi, publikime, karantinë dhe kontroll, media,shkëmbime mendimesh etj.

***


Presidenti Xi Jinping me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro

Të mërkurën paradite, në takimin me Presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro, Presidenti Xi Jinping theksoi se Kolumbia është një vend i rëndësishëm në Amerikën Latine dhe Kina gjithmonë e ka parë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë. Ky vit shënon 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Kolumbisë. Duke nisur nga pikënisja e re historike, Kina është e gatshme të punojë me Kolumbinë për të nxitur zhvillimin më të madh të partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe për t’u sjellë më shumë përfitime popujve të të dy vendeve. Të dyja palët duhet të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik, të forcojnë komunikimin strategjik dhe të ruajnë në mënyrë të vendosur drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“Ne duhet të shfrytëzojmë rastin e bashkimit zyrtar të Kolumbisë me nismën “Një Brez, Një Rrugë” për të promovuar cilësinë dhe për të përmirësuar bashkëpunimin midis dy vendeve. Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte me cilësi të lartë nga Kolumbia dhe të mbështesë kompanitë kineze që të investojnë dhe të bëjnë biznes në Kolumbi, si dhe të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës. Të dyja palët mund të zgjerojnë më tej bashkëpunimin në fusha të reja si energjia e erës, automjetet me energji të re, ekonomia dixhitale dhe inteligjenca artificiale, dhe së bashku të arrijnë transformim të gjelbër dhe me emetime të ulëta karboni. Ne duhet të organizojmë festime të suksesshme për 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të forcojmë bashkëpunimin në fusha të tilla si arsimi, kultura dhe turizmi, të rrisim shkëmbimet midis njerëzve dhe të konsolidojmë themelet e opinionit publik për miqësi midis dy vendeve, “ tha Xi.

Xi Jinping theksoi se bashkëpunimi Kinë-Amerikë Latine është një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit Jug-Jug, që përputhet me trendin e përgjithshëm të zhvillimit botëror dhe trendin historik, si dhe është në përputhje me interesat e përbashkëta të Kinës dhe vendeve të Amerikës Latine. Takimi i Katërt Ministror i Forumit Kinë-Amerikë Latine u zhvillua me sukses, duke i dërguar botës një sinjal pozitiv për kërkimin e përbashkët të zhvillimit dhe rigjallërimit. Si kryetare e radhës e CELAC, Kolumbia dha kontribute të rëndësishme në mbajtjen me sukses të takimit. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Amerikës Latine, përfshirë Kolumbinë, për të çuar përpara ndërtimin e komunitetit Kinë-Amerikë Latine me një të ardhme të përbashkët në një mënyrë më të thellë dhe më praktike, që t’u sjellë më shumë dobi popujve të Kinës dhe Amerikës Latine.

Petro tha se Kolumbia dhe Kina kanë marrëdhënie miqësore me histori të gjatë. Kolumbia pret thellimin e marrëdhënieve të saj me Kinën. Të dyja palët duhet të thellojnë besimin politik të ndërsjellë dhe të forcojnë mbështetjen reciproke. Do të ndërtojmë së bashku “Një Brez, një Rrugë”, do të zgjerojmë bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia, infrastruktura, energjia e re dhe inteligjenca artificiale, dhe do të përmirësojmë jetën e njerëzve. Aktualisht, situata ndërkombëtare është komplekse dhe e ndryshueshme. Praktikat e kërkimit të përfitimit të disa vendeve, nuk janë të favorshme për botën. Të gjitha vendet duhet të bashkohen për t’iu përgjigjur. Kolumbia është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me Kinën, për të mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare dhe interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim.

Pas takimit, dy liderët morën pjesë së bashku në nënshkrimin e “Planit të Bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe Qeverisë së Republikës së Kolumbisë për Promovimin e Përbashkët të Ndërtimit të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të”.

Burimi CGTN

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…

Global 360

Kosova dhe SHBA fitojnë bashkëpunimin ushtarak

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Fitorja e PS, në një moment historik për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas…