Historia e biçikletës në Shqipëri, ekspozita tek “Reja”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me organizatën “Active Mobility” dhe partnerë të tjerë në lëmin e arkivave, çeli një ekspozitë fotografike, e cila ilustron përdorimin e biçikletës në Shqipëri, përgjatë shekullit të kaluar.

Në çeljen e kësaj ekspozite pranë instalacionit “Reja”, ishin të pranishëm anëtarë të komunitetit të çiklistëve, qytetarë dhe dashamirës të shumtë të dyrrotakut.

Materialet arkivore të ekspozuara hedhin vështrimin në historikun e biçikletës, që ndër vite u shndërrua në një mjet transporti mjaft popullor. Mes të tjerash, kjo narrativë fotografike dëshmon se ngarja e biçikletave në Shqipëri u përqafua së pari nga qyteti i Shkodrës, për të gëzuar më pas pëlqimin e mbarë vendit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 15 maj. Ky aktivitet pati mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Fototekës/Muzeut Marubi, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si edhe të një grupi koleksionuesish të pavarur.

Burimi ATSH

Eurovision, Rama: Të mbështesim Alis, ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën

Kryeministri Edi Rama bëri sot një thirrje publike për mbështetjen e artistit Alis me këngën “Nan”, i cili do të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia