Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, kontrolli bazë shëndetësor Check-Up në Shqipëri ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, kontrolli bazë shëndetësor Check-Up në Shqipëri ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve.

I ftuar në një studio televizive, kryeministri foli mbi investimet në shëndetësi, duke u ndalur te koncesioni i Check-Up.

“Studimi i tyre thotë që Check-up ka ulur vdekshmërinë në popullsinë shqiptare me 2.5 vjet, ose ka rritur jetëgjatësinë. Bëhet fjalë për atë Check-up-in “e korruptuar”. Nuk mund të gjykosh një politikë dhe produkt sepse dikush, që kishte akses në produkt, fut dorën”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se po kryhet një transformim i jashtëzakonshëm i spitalit Onkologjik falë një marrëveshjeje me spitalin e tetë më të mirë në botë, “Sheba” të Izraelit.

Duke folur edhe për partneritetin me qendrën spitalore universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetit përkatës “Vita – Salute San Raffaele”, Rama theksoi se plani është që të bëjmë QSUT-në një spital ekselence për gjithë rajonin.

Kryeministri i konsideroi koncesionet në shëndetësi suksesin më të madh, Rama theksoi se “nga pikëpamja e sistemit shëndetësor janë supersukses pasi kanë ulur infeksionet postoperatore”.

Ndërkohë lidhur me proceset hetimore në SPAK ndaj koncesioneve në shëndetësi, Rama tha se SPAK është aty për të luftuar korrupsionin jo për të marrë vendime se çfarë duhet të bëjë qeveria, me privat apo me shtet. “Nëse në përmbajtje një proces ka një moment korruptiv, momenti korruptiv ndëshkohet, por jo i gjithë procesi dhe produkti”, shtoi Rama.

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.