BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë, hapen negociatat për kapitujt e grupimit 3

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3


Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do të mbahet në 22 maj 2025, në Bruksel.

Ky grupim përfaqëson rritjen gjithëpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor).

Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.

Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025.

Ky ritëm i përshpejtuar i çeljes së negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.

Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së.

Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqënie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…