
Xi Jinping-u thekson planifikimin e mirë për zhvillimin ekonomik e shoqëror 2026-2030
Të mërkurën paradite, presidenti kinez Xi Jinping drejtoi në Shangai simpoziumin mbi zhvillimin ekonomik e shoqëror gjatë periudhës së planit të 15-të pesëvjeçar (2026-2030)

Të mërkurën paradite, presidenti kinez Xi Jinping drejtoi në Shangai simpoziumin mbi zhvillimin ekonomik e shoqëror gjatë periudhës së planit të 15-të pesëvjeçar (2026-2030). Në fjalimin e mbajtur në këtë veprimtari, Xi theksoi se duhet të planifikohet në mënyrë shkencore zhvillimi ekonomik e shoqëror gjatë periudhës së planit të 15-të pesëvjeçar sipas ndryshimit të situatës.
Presidenti Xi vuri në dukje se duhet të përballohet ndikimi i ndryshimit të situatës ndërkombëtare mbi Kinën dhe të përmirësohet në kohë struktura ekonomike sipas ndryshimit të situatës. Duhet të zgjerohet hapja e nivelit të lartë me botën e jashtme, të merren masa për sigurimin e punësimit, të sipërmarrjeve, të tregut e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si edhe për krijimin e strukturës së re të zhvillimit dhe nxitjen e zhvillimit cilësor. Duhet të përsoset sistemi i sigurisë kombëtare dhe të forcohet aftësia e mbrojtjes së sigurisë për të garantuar strukturën e re të zhvillimit.
Xi theksoi se gjatë periudhës së planit të 15-të 5-vjeçar, duhet të vendoset zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore në një pozicion strategjik, të promovohet inovacioni tekniko-shkencor, të zhvillohet fuqimisht ekonomia reale, të nxiten transformimi e përmirësimi i sektorëve tradicionalë, të zhvillohen aktivisht sektorët e rinj dhe të planifikohen mirë sektorët e ardhshëm, duke përshpejtuar ndërtimin e sistemit industrial modern.
Ai vuri në dukje se rritja e lumturisë së popullit është orientimi themelor i vlerave, duke shtuar që duhet të përmirësohet më tej niveli i jetesës së popullit dhe të promovohet pasurimi i përbashkët.
Burimi CGTN