Berisha: Ne do të bëjmë gjithçka për suksesin e grave

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha siguroi sot se kjo forcë politike do të bëjë gjithçka për të garantuar suksesin e grave, ndërsa u shpreh se në këto 12 vite gratë shqiptare u përballën me një varfëri në rritje.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha siguroi sot se kjo forcë politike do të bëjë gjithçka për të garantuar suksesin e grave, ndërsa u shpreh se në këto 12 vite gratë shqiptare u përballën me një varfëri në rritje.

Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës ndërkombëtare “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas Berisha u shpreh se objektivi ndër më madhorët i PD-së është lufta kundër murit të patriarkisë.

“Në vitin 2005, për shkak të këtij muri, diferenca në paga midis burrave dhe grave në administratën shqiptare ishte 36 për qind. Me një projekt dhe me persistim, ne e ulëm këtë diferencë në 17.8 për qind, pra e afruam shumë me diferencën mesatare në BE. Zhvilluam një seri projektesh me të cilat ne mbështesnim gratë, bizneset e tyre, pjesëmarrjen e tyre”, u shpreh Berisha.

Berisha siguroi se PD do të bëjë gjithçka për suksesin e grave, ndërsa akuzoi se “fushata e Ramës është feministe në aparencë, por mizogjene në thelb”.

Berisha premtoi se “përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, do të krijohen linja të veçanta krediti për bizneset e grave”.

Sipas tij, në këto 12 vite gratë shqiptare u përballën me një varfëri në rritje.

“Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet. Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh? 4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. Asnjë”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Jaupaj dhe homologia e Kosovës vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj dhe homologia e Kosovës vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të.