Berisha në Gjirokastër: T’i japim Shqipërisë madhështinë që i takon

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Gjirokastrës.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Gjirokastrës.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se, Gjirokastra ka trashëgimi madhështore.

“Sonte jam para jush për të paraqitur projektin tonë të Gjirokastrës madhështore, të Shqipërisë madhështore. Cilido që njeh alfën e këtij qarku, e këtij qyteti, e këtij rrethi, gjen madhështi, trashëgimi madhështore të kësaj treve, gjen lashtësi, gjen gjeni të letrave shqipe sië është Ismail Kadare, gjen burra të mëdhenj, luftëtarë të pamposhtur. Gjen Antigonenë, një nga trashëgimitë më të mëdha kulturore. Por gjen shpirtin e madh, tolerant të banorëve të këtij qarku, në të cilin shqiptarë, grekë, arumunë jetojnë vëllazërisht, jetojnë në mirëkuptim të plotë njëri me tjetrin”, tha Berisha.

“Pra ne kemi një trashëgimi madhështore, kemi dhe një shpirt madhështor te qytetarët e Gjirokastrës. Por prapë ne nuk mund të themi se kemi Gjirokastrën e sotme madhështore. Nuk mund të themi s’e kemi ende të ardhmen madhështore të Gjirokastrës. Nuk mund ta themi këtë sepse sot në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë, sipas burimeve të pavarura të UNICEF, 21 për qind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre, nuk kanë”, u shpreh kreu i PD.

“Sot UNICEF thotë se 21 për qind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte fëmijëve të tyre. Sot 760 mijë pensionistë kanë pensione qesharake. Sot 57 për qind e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro. Sot fshati ka një pension 120 euro. Sot ndihma ekonomike është qesharake”, tha Berisha.

Mirëpo, shtoi ai, “në qoftë se do ndiqeshin rritja e çmimeve, të gjithë pensionistët sot nuk do mund të kishin një pension nën 390 euro për të jetuar siç jetonin në vitin 2013. Ndërsa qeveria i përjashtoi ata, i la në atë që klasifikohet si varfëri ekstreme. Varfëria ekstreme është tirani mjerimi”, tha Berisha.

“A mund të jetë kjo Gjirokastra madhështore? Kurrë! A mund të jetë kjo Shqipëria madhështore? Kurrë”, theksoi ai.

Berisha tha se, “ëndrra jonë sot janë të rinjtë. Por të rinjtë po ikin. Ne sot jemi një vend pa ëndërr. Çfarë ëndrre mund të kemi ne kur 600 mijë të rinj kanë ikur 10 vitet e fundit? Çfarë ëndrre mund të kemi ne kur në shkollat e Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë janë reduktuar në maksimum nxënësit? Kur në Labovë, në Maleshovë, në zonat e tjera, klasa me dy nxënës, klasa pa nxënës? Çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe me Gjirokastrën? A nuk po zvogëlohemi ne në mënyrë të tmerrshme? Nuk ka një komb në histori që në 10 vite të ketë humbur, siç thotë statistika evropiane, 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e BE. Atëherë, a ka një thirrje të brendshme nga shpirti i këtij kombi? A ka një thirrje nga thellësitë e kësaj toke: të shpëtojmë Shqipërinë, t’i japim Shqipërisë madhështinë që i takon!”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Rama: Ujëvara e Peshturës në Progonat të Tepelenës, përmes syrit artistik të Stavro Ligorit

Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë vitet e fundit është kthyer në një atraksion duke ofruar një përvojë unike…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Ujëvara e Peshturës në Progonat të Tepelenës, përmes syrit artistik të Stavro Ligorit

Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë vitet e fundit është kthyer në një atraksion duke ofruar një përvojë unike…