KQZ: 241 647 zarfe të dërguara për votuesit jashtë vendit, 120 408 të marra nga zgjedhësit

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 89 774 zarfe, në Greqi 67 185, në Gjermani 25 075, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 289, në Mbretërinë e Bashkuar 16 918 etj.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KQZ, deri sot ora (09:10) janë dërguar 241 772, janë marrë nga zgjedhësit 120 408 zarfe, ndërsa 8 637 kanë mbërritur në KQZ.

Në total janë 245 935 fletë votimi për t’u dërguar.

Numri më i madh i fletëve të votimit të shpërndara i përket qarkut të Tiranës me 51 538, Fierit 31 776, Elbasanit 25 023, Durrësit 24 880 e më pas në qarqe të tjera.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 89 774 zarfe, në Greqi 67 185, në Gjermani 25 075, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 289, në Mbretërinë e Bashkuar 16 918 etj.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15 deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes.

Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

Burimi ATSH

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…