Berisha me kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën nga Kisha Ortodokse Autoqefale, në Tiranë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën nga Kisha Ortodokse Autoqefale, në Tiranë.

Berisha u prit nga kryepeshkopi Joan Pelushi, ku dha edhe mesazhin e tij në këtë ditë Pashke.

“Puna e madhe të çmuar që bëni në vazhdim të veprës së pavdekshme të Imzot Janullatos, i cili punoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ngriti nga rrënojat. Historia e Krishtit Mbret, është ripërsëritur në Shqipëri, sepse edhe këtu u mendua që ta rrafshonin fenë dhe besimin fetar, por ju u ngritët nga hiri, e ngritët dhe sot është perfomancë të shkëlqyer, me një mbështetje të gjerë të besimtarëve, me të gjitha institucionet”, tha Berisha.

Ai theksoi se, në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë.

“Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…