Balla, takim me përfaqësues të Provincës Autonome të Trentos: Eksperiencë për zbatimin e Paketës së Maleve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti në takim përfaqësues të Provincës Autonome të Trentos në Itali, si dhe me sipërmarrës italianë dhe shqiptarë të interesuar për të investuar në Shqipëri.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti në takim përfaqësues të Provincës Autonome të Trentos në Itali, si dhe me sipërmarrës italianë dhe shqiptarë të interesuar për të investuar në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Balla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me rajone me përvojë të suksesshme në zhvillimin e zonave malore.

“Me përfaqësues të Provincës Autonome të Trentos, sipërmarrës italianë dhe shqiptarë, të interesuar për të investuar në Shqipëri. Eksperienca e kësaj province është e dobishme në zbatimin e Paketës së Maleve,” u shpreh Balla.

Provincia Autonome e Trentos është një nga modelet më të njohura në Europë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social në zonat malore. Me një autonomi të zgjeruar dhe tradita të forta bashkëpunimi midis autoriteteve publike dhe sektorit privat, Trento ka investuar në turizëm të qëndrueshëm, agroturizëm, zhvillim rural dhe mbështetje për sipërmarrjet lokale.

Kjo përvojë është parë si një pikë referimi për “Paketën e Maleve”, ligji i cili synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit tonë. Që prej momentit kur u bë e njohur si nismë ligjore, prezantimi i Paketës së Maleve është shoqëruar me thirrjet për të gjithë emigrantët që të kthehen të investojnë në pronat e të parëve në vendlindje, pa burokraci dhe me kosto simbolike prej 1 euro.

Takimi i ministrit Balla me përfaqësuesit e Trentos, një destinacion turistik për çdo stinë në veri të Italisë, synon të hapë rrugën për bashkëpunime konkrete në kuadër të zbatimit të kësaj pakete, me fokus në sjelljen e investimeve, shkëmbimin e përvojës dhe transferimin e praktikave të mira që kanë dhënë rezultate në rajonin autonom italian si model për zhvillimin e turizmit malor elitar në Shqipëri.

Balla vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të konsoliduara mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rolin aktiv të qeverisë italiane në mbështetje të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…