Rama: Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama premtoi se të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro dhe paga mesatare 1200 euro.


Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria, kur PS erdhi në pushtet, prodhonte më pak se 10 miliardë euro në totalin e vet.

Sot, theksoi Rama,prodhon 25 miliardë euro dhe në 2030 PBB do të shkojë në 35 miliardë euro.

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama premtoi se të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro dhe paga mesatare 1200 euro.

“Kur ne morëm detyrën, Shqipëria prodhonte më pak se 10 miliardë euro në totalin e vet sot prodhon 25 miliardë euro dhe në 2030 ne do ta çojmë në 35 miliardë euro! Vetëm kështu ne mund të rrisim të ardhurat për frymë. Ato ishin 3 mijë e pak euro kur ne e morëm detyrën, sot janë 10 400 euro dhe në Shqipërinë 2030, ne do t’i çojmë në 15 000 euro!Vetëm kështu ne mund të rrisnim pagën mesatare në sektorin publik që e gjetëm, parafytyrojeni, e gjetëm vetëm 370 euro, sot e kemi çuar 1 000 euro dhe në Shqipërinë 2030 do ta çojmë të paktën 1200 euro”, deklaroi Rama.

Sipas tij, të votosh për Shqipërinë 2030 në BE, do të thotë të investosh për një Shqipëri në aspektin e të drejtave dhe në aspektin financiar.

Sepse, shtoi Rama, me uljen në atë sofër të familjes së bashkuar europiane, Shqipëria do të ketë falë arkës së përbashkët të asaj familjeje një buxhet solidariteti ekstra çdo vit.

“Dhe për t’ju dhënë një shembull, nëse BE në gjithë këto vite ne na ka dhënë një miliardë e diçka më shumë euro nga të cilat 90% kredi, duke hyrë në BE një miliardë e diçka më shumë euro do t’i marrim çdo vit, nga të cilat 90% do të jenë grant, domethënë fonde të falura. Ajo që ka mbase rëndësi më të drejtpërdrejtë për ju është, jo vetëm fakti që, me hyrjen në BE mundësitë tona si shtet, si qeveri, si buxhet do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur shumë më tepër njerëzit, por me hyrjen e Shqipërisë në BE, gjithsecili, çdo shqiptar, çdo shqiptare, kudo ku është do të marrë pasaportën europiane”, theksoi Rama.

Për kreun e PS-së, pasaporta europiane e BE nuk është një tjetër dokument udhëtimi, nuk ngjan as në formë as në përmbajtje me pasaportën që shqiptarët kanë sot.

“Është një status, është një status i ri qytetarie, një status që për ne si banorë më të vjetër të këtij kontinenti, që mbase, si askush tjetër kemi ngrwnë dynjanë për të ngritur kokën dhe për të ardhur deri këtu, do të na japë mundësinë që me atë pasaportë të kemi dinjitet të plotë dhe të barabartë me çdo italian, me çdo gjerman, me çdo francez dhe me këdo tjetër”, deklaroi kryesocialisti Rama.

Burimi ATSH

Ngjarja në Zvërnec, MEPJ: Mbrojtja e të drejtave të njeriut, vlerë themelore e demokracisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot keqardhjen për situatën e krijuar dje në Zvërnec (Vlorë), ku ndodhi…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ngjarja në Zvërnec, MEPJ: Mbrojtja e të drejtave të njeriut, vlerë themelore e demokracisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot keqardhjen për situatën e krijuar dje në Zvërnec (Vlorë), ku ndodhi…