Shqipëria mes 33% të institucioneve financiare në botë që adopton ISO 20022

Banka e Shqipërisë hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar


Banka e Shqipërisë hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar, duke u bërë pjesë e listës së institucioneve financiare në shkallë botërore që zbatojnë standardin e ri të pagesave ISO 20022.

Ky standard ndërkombëtar modern synon të përmirësojë shkëmbimin e të dhënave në transaksionet e pagesave, duke rritur sigurinë, transparencën dhe efikasitetin në sektorin bankar.

Nga data 10 mars 2025, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e rrjetit të vendeve që zbatojnë ISO 20022 për transaksionet ndërkufitare dhe raportimin financiar (Cross-Border and Reporting Plus – CBPR+). Kjo e rendit vendin tonë ndër të parët në rajon që e implementon këtë standard, madje në një kohë rekord, përpara afatit zyrtar global të caktuar në nëntor 2025.

Banka e Shqipërisë është institucioni i parë financiar në vend dhe në rajon që është plotësisht i përgatitur për përpunimin e pagesave ndërkombëtare sipas këtij standardi. Ky fakt e vendos atë mes 33% të institucioneve financiare në botë që kanë adoptuar tashmë ISO 20022, sipas të dhënave të publikuara nga SWIFT.com.

Një hap drejt modernizimit të sistemit financiar

Përfshirja e Shqipërisë në këtë standard është pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës së pagesave dhe përafrimi me praktikat më të mira globale në sektorin financiar. ISO 20022 ofron përmirësime të dukshme në cilësinë dhe përpunimin e të dhënave financiare, duke rritur efikasitetin dhe sigurinë e transaksioneve.

Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për përfshirjen më të gjerë të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare financiare dhe për të forcuar besueshmërinë e institucioneve vendase në sistemin global të pagesave.

Ky sukses konfirmon angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të ndjekur dhe implementuar risitë teknologjike dhe rregullatore që sigurojnë një sistem financiar më të sigurt, më të shpejtë dhe më të standardizuar për të gjithë përdoruesit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…