Miratohen rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve

Komisioni Rregullator miratoi sot, disa rregulla mbi veprimtarinë e Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Komisioni Rregullator miratoi sot, disa rregulla mbi veprimtarinë e Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Në mbledhjen e sotme u shqyrtua projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 12, datë 30.12.2020, të Komisionit Rregullator “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve”.

Në relacionin bashkangjitur rregullores sqarohet se, qëllimi është përmirësimi i rregullave që lidhen me pjesëmarrjen, ndërhyrjen dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në funksion të garantimit të një mjedisi zgjedhor të sigurt, të qetë dhe të lirë nga presioni, frikësimi apo ndërhyrjet e paligjshme.

Këto ndërhyrje kanë ardhur si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj rekomandimeve të përsëritura nga organizatat e shoqërisë civile të tilla si KRIIK dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR ndër vite, të cilat kanë evidentuar praninë e personave të paautorizuar në afërsi ose brenda ambienteve të qendrave të votimit, frikësimin e zgjedhësve përmes mbajtjes së shënimeve apo formave të tjera të presionit, mungesën e ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e Policisë, si dhe të adresojnë disa paqartësi në zbatimin e rregullave ekzistuese, duke i sjellë në kohezion me ndryshimet më të fundit që u adresuan në vendimin nr. 11/2021 “Për organizimin dhe funksionimin e KQV-ve”, rolin dhe detyrat e koordinatorëve të sigurisë.

Sipas njoftimit të KQZ-së për mediet, thuhet se ndryshimet në vendimin ekzistues synojnë të përforcojnë rolin e Policisë së Shtetit si garant i rendit dhe neutralitetit zgjedhor, përmes
detyrimit për ndërhyrje të menjëhershme në rast sinjalizimi dhe ndalimit të veprimeve kërcënuese ose presionit në një perimetër prej 150 metrash. Njëherësh, projektvendimi synon të dekurajojë çdo prani të paautorizuar përreth qendrave të votimit për të shmangur presionin ndaj zgjedhësve.

Në njoftimin e KQZ-së, cilësohet se ky projektvendim risjellë më qartë edhe mjetet dhe dokumentet e identifikimit që do të përdorë Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor, me qëllim rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe besueshmërisë së veprimeve të saj në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Projektvendimi “Për miratimin e rregullave të veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve” u hodh në votim dhe u miratua me pesë vota pro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…