Kredi e Butë dhe Garanci Sovrane për bujqësinë, AZHBR informon përfaqësuesit e bizneseve dhe bankave

Qeveria ka lançuar Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane, dy instrumenta financimi për rritjen e aksesit në kreditim të sektorëve të bujqësisë dhe agroturizëm.


Qeveria ka laçuar Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane, dy instrumenta financimi për rritjen e aksesit në kreditim të sektorëve të bujqësisë dhe agroturizëm.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me zv.ministrin, Dhimo Kote dhe drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi biseduan me përfaqësues të bizneseve dhe bankave të nivelit të dytë për këto dy linja të reja financimi.

Denaj tha se, kjo paketë financimi për bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin bujqësor, ka për qëllim nxitjen e investimeve dhe rritjen ekonomike.

Gjatë takimit ministrja Denaj vuri në dukje se, “Kredia e Butë me një linjë financimi 250 milionë euro dhe me normë interesi 3.5%, e kombinuar me Garancinë Sovrane, e ul normën e interesit në 2% dhe mbulon kolateralin deri në 70%”.

“Janë 1089 investime të realizuara që prej vitit 2013, me mbështetjen financiare të 125 milionë eurove që ka adresuar qeveria për skemave dhe programeve të ndryshme”, tha Denaj.

Ndërsa Kuçi vuri në dukje se, Garancia Sovrane lehtëson shumë financimin e fermerëve dhe bizneseve në sektorin agro duke i siguruar 70% të kolateralit.

Ajo tha se nga informacionet që kanë marrë nga bankat kanë filluar edhe aplikimet e para.

Idlir Mezini, përfaqësues i një banke të nivelit të dytë tha se, ne përqasim këtë iniciativë të qeverisë për bujqësinë dhe do të mbështesim gjithë bizneset që do të ofrohen për të marrë financim përmes kësaj skeme.

Fatbardh Belba përfaqësues biznesi e cilësoi këtë një nismë shumë të domosdoshme që ka marrë qeveria për mbështetjen e bujqësisë.

Ndërsa Muhamed Gjoni tregoi se e ka gati projektin për investimin në një linjë të prodhimit të vajit të ullirit dhe përmes këtij financimi mund ta bëj realitet synimin e tij.

Bekim Alushin nga një bankë tjetër tha se, “ky financim është një shtysë për investime në bujqësi”.

Ministrja Denaj theksoi se, nëse ne do të vazhdojmë mbështetjen me financim të sipërmarrjes rezultati është i padiskutueshëm.

Burimi ATSH

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…