Kina sot, potenciale ekonomike dhe mundësi zhvillimi përmes bashkëpunimit të hapur

Në dy panele diskutimi të hapur në studion e radio Ejani, gazetari Bardhi Sejdarasi trajtoj me analistë e studiues të ekonomisë nga më të njohurit në Shqipëri , zhvillimet e sotme të ekonomisë kineze, mundësitë që krijon ajo për një bashkëpunim të hapur në rrafsh global, si edhe çështje që u trajtuan së fundi në Konferencën e Mynihut.

Foto nga CMG

Në dy panele diskutimi të hapur në studion e radio Ejani, gazetari Bardhi Sejdarasi trajtoj me analistë e studiues të ekonomisë nga më të njohurit në Shqipëri , zhvillimet e sotme të ekonomisë kineze, mundësitë që krijon ajo për një bashkëpunim të hapur në rrafsh global, si edhe çështje që u trajtuan së fundi në Konferencën e Mynihut.

Pjesëmarrësit në këto panele theksuan ndër të tjera se Kina sot është një ofertë me leverdishmëri të madhe për ekonominë globale si dhe një mundësi për të shtuar bashkëpunimin përmes një partneriteti gjithëpërfshirës me BE.

Të ftuarit theksuan se Kina ka përmbushur kërkesën në rritje botërore për produkte kineze dhe ka stabilizuar zinxhirin industrial dhe furnizimin global gjatë vitit të kaluar.


Profesor Selami Xhepa, CMG

Profesor Selami Xhepa nënvizoi gjatë diskutimit ritmet e rritjes së PBB-së së Kinës .Ajo që u realizua në masën 5% vitin e kaluar, tregon se Kina ka prezantuar një sërë masash për të nxitur ekonominë dhe se ndikimi pozitiv I tyre do të ndikojë, jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Kinës, por edhe në rimëkëmbjen ekonomike botërore, nisur nga zhvillimet e fundit globale dhe kriza që po shfaqet pas luftës në Ukrainë. U vu në dukje, gjatë emisionit se, nisur nga barazia e fuqisë blerëse, gjigandi aziatik tani është afër një të katërtën e totalit botëror (24.2%), sipas Prof. Dr. Selami Xhepa.


Ennio Civici/CMG

Ennio Civici, e lidhi praninë e tij në emision edhe me një vizitë të vlerësuar në Republikën e Kinës. Ai tha se kohët e fundit, Kina ka përshpejtuar hapjen e saj, duke sjellë investitorë ndërkombëtarë.

Të ftuarit iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve të moderatorit, jo vetëm për hapat ekonomikë të ndërmarrë gjatë vitit të fundit në Kinë dhe rezultateve të shënuara, por edhe disa dukurive të reja, sikundër janë edhe një aplikacioni i inteligjencës artificiale, i lëshuar nga kompania kineze DeepSeek, që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtarisht.

Analistët vlerësuan arritjet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale.


Prof. Zef Preçi/CMG

Prof. Preçi i vlerësoi si dy forca kryesore botërore dhe dy tregje kryesore Kinën dhe BE -në dhe nënvizoi se si të forcohet bashkëpunimi dhe shkëmbimet dypalëshe në fushat ekonomike, tregtare, teknologjike dhe kulturore.

Analistët komentuan edhe deklarimet e kryediplomati kinez Wang Yi në konferencën e fundit të Mynihut, lidhur me përgjegjësitë ndërkombëtare të saj.

Burimi CGTN

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.