Rama në Panairin e Turizmit në Berlin: Jemi vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik

Në Berlin ka hapur zyrtarisht sot dyert Panairi më i madh ndërkombëtar në botë i turizmit, ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”.


Në Berlin ka hapur zyrtarisht sot dyert Panairi më i madh ndërkombëtar në botë i turizmit, ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”. I pranishëm në ceremoninë e çeljes është kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria, është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë.

Rama u shpreh se “është kënaqësi e vërtetë që gjendem këtu në një aktivitet i cili vetëm pak vite më parë do të ishte vështirë të përfytyrohej për ne. Është kënaqësi e vërtetë të sjell pak diell nga Shqipëria, sepse të mikpresësh këtë panair nën qiej gri të Berlinit do të ishte një blasfemi. Sigurisht, është kënaqësi e madhe të citoj këtu një prej organeve më të mëdha të shtypit në Gjermani, “Bild”, që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikuj jo fort të këndshëm, ndërsa sot shkruan se “Shqipëria nuk është më një destinacion i panjohur, por pritet të bëhet një pikë e nxehtë për ata që duan diellin dhe plazhin për 2025”, por ka më shumë se kaq. Bazuar në Kartën e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, deri tani Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë, po kështu kemi edhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë deri më tani”.

Rama tha më tej se “ndërkohë që shohim më në fund edhe turistët gjermanë që po vijnë. Ca vite më parë dikush me tha se dita kur turistët gjermanë do të vijnë në Shqipëri, do të jetë dita kur progresi juaj do të jetë i pakthyeshëm! I thashë, si është e mundur?! Më tha: “Sepse turistët gjermanë janë ata më kokëfortët, së pari, që të kuptojnë se ku po shkojnë, por më pas, në momentin që vijnë, vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi shumë, shumë e fortë e ndryshimit. Jemi shumë të lumtur të shohim shifrat në rritje të turistëve gjermanë: nga rreth 120 mijë disa vite më parë, në 374 mijë vitin e kaluar. Ne jemi mjaft ambiciozë për të marrë gjithnjë e më shumë turistë gjermanë”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Objektiv mbyllja e negociatave brenda 2027-ës, pjesa tjetër i takon vendeve të BE-së

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të…