Panairi i Punës në Athinë, Rama: Në Greqi do kemi panair të pranverës dhe vjeshtës, do e shtrijmë dhe në Itali

Nga Panairi i Parë i Punës që po zhvillohet sot në Athinë, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të zhvillohen dy panaire në vit, ndërsa shumë shpejt do të organizohet edhe një panair i punës në Itali.


Nga Panairi i Parë i Punës që po zhvillohet sot në Athinë, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të zhvillohen dy panaire në vit, ndërsa shumë shpejt do të organizohet edhe një panair i punës në Itali.

Gjatë takimeve me sipërmarrësit në çdo stendë të këtij panairi, ku po prezantohen ofertat e punës dhe pagat sipas sektorëve të ndryshëm, kreu i qeverisë propozoi që të zhvillohen dy panaire në vit, ndërsa tha se shumë shpejt do të bëhet edhe panairi i punës në Itali.

Kryeministri Rama pohoi se do të ketë të tjerë panair në të ardhmen.

“Ideja është të kemi një panair të pranverës, një panair të vjeshtës në Greqi dhe pastaj do e bëjmë dhe në Itali. Po tani që ne kemi bindjen që me pagat jemi më mirë sesa këtu. Besoj që një vit e gjysëm, dy do të jemi pak a shumë si Italia”, nënvizoi Kryeministri gjatë bisedave me përfaqësues të kompanive të ndryshme shqiptare.

Panairi i Punës, i cili do të qëndrojë i çelur përgjatë gjithë ditës, deri në orët e para të mbrëmjes është i organizuar në panele, dedikuar fushave të ndryshme, konktretisht: Ndërtimi dhe Transporti; Mësuesit për Shqipërinë; Ekonomia, Punësimi & Familja; Hoteleria & Turizmi; Bujqësia dhe Zhvillimi Rural; Bashkitë, Investime & Punësim. Sipas fushave, panelet do të drejtohen nga ministrat përkatës, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Mirela Kumbaro, Anila Denaj dhe Arbjan Mazniku.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.