Afatet parapërgatitore të 11 majit, Celibashi: Deri më 12 mars dorëzohen listat e kandidatëve

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Gjatë takimit, Celibashi shprehu shprehu vlerësimin për Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të propozuara nga KQZ.

Celibashi theksoi se ndryshimet kryesore në lidhje me votimin nga jashtë janë: E drejta e ankimit për zgjedhësit nga jashtë; Kostot e dërgimit të fletës së votimit; Numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë si dhe ndryshimet në afatet e regjistrimit të subjekteve zgjedhore.

Sa i takon numërimit të votave nga jashtë Celibashi bëri të ditur se “procesi do të kryhet nga një komision prej 4 anëtarësh dhe një sekretari, të emëruar nga KSHZ: 2 anëtarë do të propozohen nga partia më e madhe e shumicës parlamentare; 2 anëtarë do të propozohen nga partia më e madhe e pakicës parlamentare; Sekretari, me profesion jurist, do të emërohet përmes një procesi të hapur aplikimi”.

“Grupet e numërimit do të përbëhen nga 2 anëtarë: 1 anëtar nga partia më e madhe e shumicës parlamentare; 1 anëtar nga partia më e madhe e pakicës parlamentare”, tha Celibashi.

Për sa i takon ndryshimeve në afatet e regjistrimit të subjekteve zgjedhore, Celibashi bëri të ditur se 75 ditë para zgjedhjeve është afati për dorëzimin e kërkesave të partive politike për regjistrim si subjekte zgjedhore; 70 ditë para zgjedhjeve afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore; 60 ditë para zgjedhjeve afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.

Afatet kryesore të procesit zgjedhor nënvizoi kreu i KQZ-së janë:

25 Shkurt – Përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare; 25 Shkurt – KSHZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë;

3 Mars – Përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore;

12 Mars – Përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve;

17 Mars – Përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve;

20 Mars – Përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit;

25 Mars – Përfundon afati për miratimin e listave shumemërore”.

Celibashi theksoi se shtesa kohore prej 10 ditësh e fituar nga ndryshimi i afateve ka ndihmuar në përgatitjen më të mirë të dokumentacionit zgjedhor për votuesit nga jashtë.

Kryekomisioneri bëri të ditur se “93 KZAZ-të në të gjithë vendin janë konstituuar dhe janë plotësisht funksionale”.

Ndërkaq sipas Celibashit 114,780 zgjedhës do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

Burimi ATSH

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…