Balluku: Kongresi i Lushnjës, gur kilometrik i historisë sonë

Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913.


Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njëherësh drejtuese politike e Qarkur të Fierit ishte sot në Lushnje për të festuar 105 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.

“Shënuar në kujtesën tonë si një ndër momentet më të rëndësishme të historisë së vendit, simbol i qëndresës dhe bashkimit për ruajtjen e vlerave, territorit dhe unitetit kombëtar. Mesazhet e rëndësishme që kjo ngjarje përcjell, gjejnë vend edhe sot në rrugën për forcimin e shtetit dhe institucioneve drejt ndërtimit të një Shqipërie edhe më të zhvilluar. Sot është një ditë krenarie, veçanërisht për Lushnjen dhe çdo banorë të saj, si qyteti që identifikohet më shumë se askush tjetër me këtë ngjarje të rëndësishme historike.
ishte sot në Lushnjë me rastin e 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës”, theksoi Balluku.

Në një prononcim për mediet, Balluku tha se, “Shqipëria është krenare për këtë gur kilometrik të historisë sonë, por padyshim ju lushnjarët duhet të jeni akoma më krenarë pasi i keni ofruar Shqipërisë mundësinë e zhvillimit të një Kongresi kaq të rëndësishëm në kohën më të vështirë dhe më të errët për të”.

“Kongresi i Lushnjës, përveç se një moment i rëndësishëm historik është pa dyshim një shembull i qartë se kur një popull është i bashkuar, kur një popull është i vendosur për të mbrojtur integritetin e tij territorial dhe mbi të gjitha interesat e tij kombëtar, të gjitha sfidat janë të përballueshme”, tha Balluku.

“Edhe sot e kësaj dite Kongresi i Lushnjës mbetet një shembull për të gjithë ne, për mënyrën sesi duhet të jemi bashkë dhe në një unitet të plotë kombëtar, për mënyrën sesi duhet të forcojmë shtetin e së drejtës, sesi duhet të zhvillojmë dhe të forcojmë ekonominë e vendit dhe t’i japim të gjithë shqiptarëve shanse të barabarta”, u shpreh Balluku.

Zv.kryeministrja po ashtu vizitoi familjen e Sheh Ibrahim Karbunarës.

“Sot këtë derë e mban hapur Hasani, pasues i kësaj familjeje fisnike dhe atdhetare, me kontribut të jashtëzakonshëm dhe një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjes. Diskutuam, jo vetëm për këto ngjarje të rëndësishme historike, por edhe për të sotmen dhe Shqipërinë që po ndërtojmë”, u shpreh Balluku ndërsa ndau foto nga vizita në rrjetet sociale.

Më 21 janar të vitit 1920 nisi zyrtarisht punimet Kongresi i Lushnjës, një nga kuvendet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.

Pjesëmarrës në kongres ishin 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Data 21 janar ishte çelja zyrtare e kongresit, ndërsa punimet e tij u zhvilluan nga 28-31 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913.

Burimi ATSH

“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.