Pjesëmarrës të AIEN vizitë studimore në ILD

Pjesëmarrës të Akademisë së Integrimit Evropian dhe Negociatave (AIEN) zhvilluan një vizitë studimore në ambientet e ILD-së, gjatë së cilës zhvilluan një bashkëbisedim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, në kuadër të modulit “Shteti i së drejtës”.


Pjesëmarrës të Akademisë së Integrimit Evropian dhe Negociatave (AIEN) zhvilluan një vizitë studimore në ambientet e ILD-së, gjatë së cilës zhvilluan një bashkëbisedim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, në kuadër të modulit “Shteti i së drejtës”.

Të angazhuar në administratën publike, institucione jopublike, organizata joqeveritare, nga radhët e juristëve e medias, pjesëmarrësit e kësaj akademie u njohën nga Metani me rolin dhe funksionet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe sfidat e institucionit, si pjesë e rëndësishme e strukturës së re të krijuar nga reforma në drejtësi e më tej, të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Interesi i pjesëmarrësve të AIEN lidhej me dallimin mes funksioneve të ILD-së dhe institucionit paraardhës të procesit disiplinor, sa i takon mënyrës së kryerjes së inspektimeve, ecurinë e ankesave, aspekte të punës së ILD ndaj magjistratëve dhe burimet njerëzore të institucionit.

Në përgjigje të interesit të pjesëmarrësve, Metani foli edhe për filozofinë e punës së ILD-së, duke u ndalur tek dilema e diskutimit institucional për balancën mes besimit të publikut dhe besimit të magjistratëve tek institucioni, duke synuar kultivimin e frymës së pavarësisë në radhët e magjistratëve, bashkë me përgjegjshmërinë për ushtrimin me standarde të profesionit.

Bashkëbisedimi mes pjesëmarrësve të AIEN dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë vijoi me aspekte të qëndrueshmërisë së reformës në drejtësi, përparimin e saj, hapësirat për përmirësime në drejtim të rritjes së efektivitetit të procesit të mbikëqyrjes gjyqësore në Shqipëri etj.

Në fund të bashkëbisedimit, pjesëmarrësit e Akademisë së Integrimit Evropian dhe Negociatave zhvilluan një tur në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.