Bruci: Interes i lartë i diasporës për të votuar

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER).


Sekretarja për Diasporën në Partinë Socialiste, Zerina Bruci bëri të ditur sot se “deri tani mbi 22 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Bruci informoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit të regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Bruci bëri të ditur se deri tani, në sistemin PER të KQZ-së janë regjistruar 22 mijë kërkesa dhe janë miratuar mbi 5000 kërkesa.

Sekretarja për Diasporën në PS bëri të ditur po ashtu se shtetet kryesore prej të cilave ka më tepër regjistrime janë Italia, Greqia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

E pyetur mbi qarqet me numrin më të lartë të regjistrimeve, Bruci informoi se janë qarqet e Tiranës, Fierit, Korçës, Durrësit dhe Beratit.

Megjithatë, Bruci nënvizoi se “duke mbajtur në vëmendje që procesi i regjistrimit ka vetëm pesë ditë që është hapur, ende është herët për të analizuar statistikat”.

Sipas Brucit, “procesi i regjistrimit ka pasur ecuri pozitive, si tregues i interesit shumë të lartë të diasporës për të qenë pjesë e procesit të qeverisjes së vendit”.

Në këtë kuptim, ajo vlerësoi se një ndihmë domethënëse ka qenë edhe sistemi PER i përgatitur nga KQZ, i cili mundëson një regjistrim të lehtë dhe të sigurt.

“PER kërkon minimalen e dokumenteve për verifikimin e identitetit dhe deklarimin e adresës së banesës, ku do të pritet edhe zarfi me fletën e votës”, shtoi ajo.

Në 11 janar filloi procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, proces i cili vazhdon deri në 4 mars.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER).

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.