DPA, memorandum bashkëpunimi me Arkivat e Italisë

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Ardit Bido dhe homologu i tij italian Antonio Tarasco.


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Italisë (DGA) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që bën të mundur shkëmbimin e përvojave dhe dokumenteve me interes të ndërsjellë.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Ardit Bido dhe homologu i tij italian Antonio Tarasco.

Në fjalën e rastit, Bido theksoi se nëpërmjet këtij memorandumi, mundësohet shpalosja e dokumenteve me rëndësi mbi mërgatën shqiptare në vendin fqinj, si edhe mbi komunitetin italian të pranishëm në Shqipëri. Ndërsa Tarasco, shtoi se ky memorandum do të synojë të gjejë zbatim edhe në menaxhimin e përgjithshëm të arkivave.

Palët nënshkruese do të ndërmarrin shkëmbimin e informacionit lidhur me të shkuarën historike të komuniteteve përkatëse, bazuar në procesin kërkimor pa pagesë të specialistëve të arkivave respektive.

Në aspiratën e një veprimtarie sinergjike, DPA-ja dhe DGA-ja marrin përsipër të bashkëveprojnë në procesin e digjitalizimit, në përdorimin e inteligjencës artificiale, në prezantimin e ekspozitave të përbashkëta, si edhe në botimin e koleksioneve të dokumenteve.

Ky memorandum vjen në vazhdën e angazhimit të DPA-së për të intensifikuar bashkëpunimin me arkivat rajonale dhe fqinje, në funksion të promovimit të trashëgimisë historike të kombeve të përfshira dhe të zbatimit të një planveprimi të koordinuar në fushën e arkivistikës.

Më herët, DPA-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me Arkivat Shtetërore të Malit të Zi, me Shërbimin Shtetëror Arkivor të Ukrainës, me Agjencinë Kombëtare të Arkivave të Moldavisë, si edhe me Arkivin e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke siguruar ura lidhëse për të thelluar dijet dhe përvojat.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…