Ambasadori i OSBE-së mbështet punën e Autoritetit të Dosjeve: Edukimi i të rinjve, jetik për demokracinë

Ambasadori i Prezencës se OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran zhvilloit një vizitë në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet i Ish-Sigurimit të Shtetit,


Ambasadori i ri i Prezencës se OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran zhvilloi sot një vizitë pune në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet i Ish-Sigurimit të Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit disa vjeçar dhe mbështetjes së institucionit si: për ngritjen e programit Master për Drejtësinë Tranzitore, ekspertizën ligjore në procesin e përgatitjet së udhërrëfyesit dhe draft-VKM-së që i hap rrugë procesit të gjetjes së personave të zhdukur gjatë komunizmit, etj.

Kryetarja e Autoritetit,Gentiana Sula e njohu ambasadorin me punën e bërë gjatë periudhës 7 vjeçare të funksionimit të Autoritetit dhe me sfidat që has në drejtim të finalizimit dhe miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave: “Për gjetjen, identifikimin, rikuperimin e eshtrave dhe mënyrën e mbrojtjes e ruajtjes së vendvarrimeve të personave të zhdukur gjatë periudhës 29 nëntor 1944-2 korrik 1991”, nga i cili priten rezultate të prekshme për të gjithë shoqërinë.

Më tej, ambasadori u njoh me punën në arkiv, ekspozitat arkivore dhe botimet në kuadër të edukimit qytetar.

Po ashtu u theksua edhe roli i rëndësishëm që institucioni ka në krijimin e narratives të së shkuarës dhe përcjelljen e saj tek brezat e rinj.

Në këtë drejtim kryetarja e njohu ambasadorin me qasjet e reja në fushën e edukimit si me përgatitjen e platformës digjitale, interaktive dhe planin e komunikimit në rrjetet sociale, i cili mund të jenë mjeti më mirë që i bën këto histori të së kaluarës më të prekshme dhe më të kuptueshme për ta.

Ambasadori Michel Tarran tha se “njohja e së shkuarës dhe kuptimi i historisë është një formë edukimi që u jep të rinjve fuqinë të përballen me sfidat e së ardhmes. Roli i institucioneve si Autoriteti i Dosjeve është jetik në këtë proces. Por, është thelbësore që ky mesazh të përcillet në forma që ndikojë drejtpërdrejtë tek brezi i ri. Në mbështesim punën e Autoritetit në forma të reja dhe kreative që ka zgjedhur për të komunikuar me ta. Gjithashtu do vijojmë të mbështesim Autoritetin në punën e nisur së bashku në drejtim të nxitjes së finalizimit të procesit ligjor të VKM për të zhdukurit në komunizëm”.

Kos: Momenti më i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investime

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi sot se viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në procesin e…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kos: Momenti më i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investime

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi sot se viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në procesin e…