30 gushti Dita e Fitores së Madhe, Dita e Forcave të Armatosura Turke

Ambasadori Atay: Përpjekjet e Türkiyes për të ndihmuar transformimin e Forcave të Armatosura Shqiptare do të vazhdojnë.


102 vjet më parë, më 30 gusht 1922, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Türkiye moderne, forcat turke shënuan fitoren vendimtare ndaj ushtrisë pushtuese greke, në Betejën e famshme të Dumlupinarit, nga 26 deri më 30 gusht 1922.

Ambasada e Türkiyes në Tiranë organizoi një pritje zyrtare me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke.

Në pritjen e organizuar në “Mak Albania Hotel” në Tiranë, nën kujdesin e ambasadorit turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe atasheut ushtarak të Türkiyes në Shqipëri, kolonel Tolga Kip, ishin të pranishëm zv.ministri shqiptar i Ministrisë së Mbrotjjes, Dorian Tola, prfaqësues të tjerë të institucioneve të turke në Shqipëri, përfaqësues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, diplomatë të vendeve të ndryshme dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Ceremonia nisi me intonimin e himneve kombëtare të të dy vendeve nga Orkestra Frymore e Forcave te Armatosura të Shqipërisë,

Gjithashtu u shfaq edhe një video për Forcat e Armatosura Turke.

Gjatë ceremonisë u lexua edhe mesazhi i presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.

Presidenti theksoi se Fitorja e Madhe, të cilën Gazi Mustafa Kemal Ataturk e përshkroi si “monument i pavdekshëm i idesë së lirisë dhe pavarësisë së kombit turk”, ka regjistruar përjetësisht ekzistencën e ekzistencës së kombit në tokat e Anadollit.

Ambasadori Atay në fjalën e tij u shpreh se Fitorja e Madhe e arritur më 30 gusht 1922 ka qenë një pikë kthese në historinë turke.

“Kjo fitore unike hapi edhe rrugën deri në lindjen e Republikës moderne Turke. Republika e re më pas përqafoi një vizion paqeje”, tha Atay.

Ambasadori turk u shpreh se me kontributet e saj të trupave në KFOR në Kosovë dhe EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë, Forcat e Armatosura Turke janë sot duke ndihmuar në ruajtjen e paqes në rajon.

Atay tha se po ndajnë produktet moderne të industrisë së mbrojtjes me aleatët dhe shtoi se partneri strategjik Shqipëria është një prej këtyre aleatëve, duke iu referuar edhe dronëve “Bayraktar” TB2, që janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ambasadori Atay theksoi se përpjekjet e Türkiyes për të ndihmuar transformimin e Forcave të Armatosura Shqiptare do të vazhdojnë.

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura ekzekutoi pjesë muzikore turke dhe shqiptare.

Atmosfera gjatë Ceremonisë së Ditës së Fitores, dëshmoi edhe një herë se Türkiye është jo vetëm shumë e dashur në Shqipëri, por edhe një aleate strategjike shumë e rëndësishme për Shqipërinë.

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…