Nis ndërtimi i korsive të dedikuara për autobusët në Njësinë 7, Veliaj: Zgjidhje për transportin qytetës

Bashkia e Tiranës po realizon me ndihmën e GIZ dhe KfW gjermane projektin për krijimin e infrastrukturës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetës


Bashkia e Tiranës po realizon me ndihmën e GIZ dhe KfW gjermane projektin për krijimin e infrastrukturës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetës në disa rrugë kryesore të Tiranës, optimizimin e stacioneve të autobusëve dhe informatizimin e tyre.

Këtë projekt bashkia e Tiranës e ka nisur nga Njësia 7 duke u përqendruar fillimisht në segmentet: “Rrethrrotullimi Zogu i Zi – 21 Dhjetori”, “21 Dhjetori – Vasil Shanto”, “Vasil Shanto” – kryqëzimi i Brrylit dhe “rruga e Kavajës – kryqëzimi 21 Dhjetori”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi gjatë mbrëmjes nisjen e punës, duke e vënë theksin te rëndësia e projektit, i cili ndihmon në qarkullimin më të mirë të autobusëve dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

“Po e fillojmë nga Njësia 7, në segmentit nga ‘Zogu i Zi’ në drejtim të ’21 Dhjetorit’ dhe ‘Vasil Shantos’, ku do të kemi edhe korsi për biçikletat dhe monopatinat. E gjetëm Tiranën me 1% të qytetarëve që përdornin biçikleta, kurse sot jemi në 10%. Sa më shumë inkurajojmë këto korsi, aq më shumë ngarkesë heqim nga rruga. Çdo njeri që zgjedh një mënyrë alternative – në këmbë, me biçikletë apo monopatinë – praktikisht, i ka ikur trafikut dhe ka ndihmuar edhe ata që lëvizin me autobus, edhe shoferët”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se prioritet i kësaj ndërhyrje janë korsitë e dedikuara të autobusëve, ku do të aplikohet e njëjta eksperiencë e suksesshme, si në Rrugën e Durrësit apo Rr. “Dritan Hoxha”.

Projekti i korsive të dedikuara dhe i rinovimit të shërbimit të autobusëve quhet “Urbani” dhe parashikon vendosjen e stacioneve në Google Maps, pajisjen e tyre me tabela informuese, numrin e itinerarit, etj.

“Ne kemi parë disa eksperimente shumë të suksesshme te ‘Rruga e Durrësit’, te Rr. ’Dritan Hoxha’, ku korsia e autobusëve është ekspres dhe komode. Autobusi ngadalësohet kur futet në trafik me makinat e tjera, prandaj projektin pilot që kemi zbatuar te ‘Dritan Hoxha’ dhe ‘Rruga e Durrësit’, ta vazhdojmë edhe përgjatë ‘Unazës’. Në këtë fazë të parë do të kemi disa ndërhyrje. është pjesë e një studimi që kemi bërë me qeverinë gjermane, GIZ-in dhe KfW, por përpara se të blejmë autobusët e rinj, do duhet të ndërtojmë infrastrukturën”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë u ndal edhe te zgjidhja e problemit te vendi i njohur si “Nyja e Kastriotëve”.

Veliaj u shpreh se aty do të ndërhyhet duke krijuar një rrethrrotullim, si nyje lidhëse e rëndësishme për qytetarët e Kodër-Kamzës, për të lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë.

“Një nga ndërhyrjet kryesore ka të bëjë me ‘Nyjen e Kastriotëve’. Aty do të punojmë për një rrethrrotullim të madh, që do të jetë një shpëtim për të gjithë ata qytetarë që shkojnë e vijnë nga Tirana. Lidhet një lagje shumë e rëndësishme e Tiranës, që është pjesa e Njësisë 11 përtej lumit, si Kodër-Kamza, dhe sigurisht është lehtësim për të gjithë qytetarët fantastikë të Kamzës, një krah pune i jashtëzakonshëm që vjen çdo ditë në Tiranë, por edhe për studentët e mrekullueshëm të Kamzës, që vijnë për të studiuar në Universitet e Tiranës”, tha ai.

Veliaj u shprehu mirënjohjen qytetarëve për durimin, gjatë punimeve në zonë. “Mirënjohje qytetarëve që na kanë mirëkuptuar, që kanë zhvendosur makinat teksa ne punojmë. Mbarojmë 3-4 ditë këtu, zhvendosemi në një stacion tjetër, që pastaj shtatori të na gjejë me një Tiranë të sistemuar, me korsi biçikletash për të gjithë Unazën, korsi të dedikuar autobusësh dhe një hartë moderne të ‘Urbanit’”, përfundoi ai.

Prioritet i këtij projekti infrastrukturor në Njësinë 7 janë korsitë e dedikuara të autobusëve, si edhe tabelat informuese, që do të vendosen në çdo pikë stacioni autobusi.

Lexo më shumë nga

Ratifikimi i Konventës së KiE për IA, Gogu: Mbrojtja e qytetarit në qendër të përdorimit të teknologjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se Shqipëria po hyn në një fazë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë pjesë…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ratifikimi i Konventës së KiE për IA, Gogu: Mbrojtja e qytetarit në qendër të përdorimit të teknologjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se Shqipëria po hyn në një fazë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë pjesë…