Rama ndan përshtypjet e turistëve në Sarandë: Të kënaqur me plazhet dhe atraksionet historike e kulturore

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti Shqipëria u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj.


“Ne kemi 10 ditë që kemi ardhur dhe jemi shumë të kënaqur që vizituam Shqipërinë. Është një vend shumë i bukur.”

Kështu u shpreh një turist i huaj që po kalon pushimet verore në bregdetin e Sarandës, por që nuk ka lënë pa vizituar as Butrintin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me përshtypjet e turistëve vendas e të huaj që kanë zgjedhur Sarandën për të pushuar.

“Turistët që po pushojnë në bregdetin e Sarandës e të Ksamilit nuk mund të shpreheshin më të kënaqur me zgjedhjen e tyre të kësaj vere për plazhet, mikpritjen, peizazhet, po edhe atraksionet historike e kulturore siç është Butrinti i mahnitshëm”, shkruan Rama.

Një turist i huaj tha se, “më pëlqen përqasja që kanë njerëzit këtu, duket sikur askujt nuk i intereson për asgjë. Të gjithë argëtohen këtu dhe më pëlqen kjo gjë. Më pëlqen ky vend kaq mikpritës, ndihem jashtëzakonisht mirë”.

“Jam nga Shkodra, Saranda është shumë e bukur, s’ka vend si vendi ynë”, tha një pushues.

Një turiste e huaj tha se “më pëlqen shumë këtu dhe ta mendosh nuk është as shtrenjtë. Deti është shumë i bukur, si Maldive. Bëmë turin me anije sot dhe ishte vërtet shumë mirë”.

“Deti është shumë i bukur, në asnjë vend nuk është kaq blu sa këtu”, tha një turist.

Një tjetër turist, që po vizitonte Butrintin tha se “janë vende shumë interesante dhe befasuese. Është në gjendje të mirë krahasuar me vjetërsinë që ka ky vend. Le të vazhdojmë ta vizitojmë sa më shumë. Është shumë impresionuese se si këto mure të vjetra janë në këtë gjendje kaq të mirë. Është një vend shumë i bukur, kam qenë në vende të bukura dhe do vazhdojmë, me shpresën që do të vizitojmë akoma gjëra shumë të bukura përgjatë këtij udhëtimi”.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti Shqipëria u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj. (Marrë nga ATSH)

🌊🥤⛱️ Turistët që po pushojnë në bregdetin e Sarandës e të Ksamilit nuk mund të shpreheshin më të kënaqur me zgjedhjen e tyre të kësaj vere për plazhet, mikpritjen, peizazhet, po edhe atraksionet historike e kulturore siç është Butrinti i mahnitshëm♥️🦅🖤

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Thursday, August 8, 2024

Lexo më shumë nga

Check-up falas për të gjithë mbi 35 vjeç, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Check-up falas për të gjithë mbi 35 vjeç, zbulimi i hershëm shpëton jetë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, përmes një videomesazhi u bëri thirrje qytetarëve mbi 35 vjeç të përfitojnë…