Bashkia e Tiranës praktika me pagesë për të rinjtë, Veliaj: Bëhuni pjesë e ndryshimeve të mëdha

“Fillo me një ide – Fito një internship” është projekti i bashkisë së Tiranës, që fton të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të grupmoshës deri në 28 vjeç


“Fillo me një ide – Fito një internship” është projekti i bashkisë së Tiranës, që fton të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të grupmoshës deri në 28 vjeç, të fitojnë mundësinë e një praktike të paguar në institucion, përmes aplikimit për një koncept për projekt ose studim.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, që kanë ide të reja, për të bërë punë të mira për veten dhe për qytetin.

“Nëse çdo ditë e trajtoni si 1% të projektit tuaj, të ëndrrës suaj, të idesë suaj, atëherë çdo ditë ka rëndësi, se është 1% e asaj ideje, e asaj ëndrre, e atij projekti. Çdo problem që mund t’ju dalë, mund të jetë edhe një mundësi shumë e madhe. Por, nëse e shikoni si problem, edhe kjo ju thyen, aty mbaron loja. Nëse e shikoni si mundësi, kjo ju bën vërtet lider sot. Unë jam duke kërkuar për çuna dhe goca që duan t’i bashkohen skuadrës sonë sepse do të vijë koha kur i kalojmë stafetën një brezi tjetër. Ndaj, do të doja shumë që nga kjo skuadër të kishim drejtorët e ardhshëm, drejtuesit e projekteve të agjencive tona, dhe sot po e nisim me një ide modeste, si një test për të kuptuar karakterin, forcën, zgjuarsinë dhe dëshirën për të bërë ca punë të mira për qytetin tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se, vendin e ndryshojnë njerëzit që kanë ide dhe mendojnë për të çuar vendin përpara, dhe jo “kori i sharësve”, që bëjnë analiza nga divani.

“Vendin nuk e ndryshojnë njerëzit që bëjnë analiza nga divani dhe nga Facebook-u, apo komentatorët që shajnë kryesisht punën e të tjerëve. Nuk i ndryshon gjërat ‘kori i sharësve’, por kori i njerëzve që duan të bëjnë gjëra. Kush ka qenë pjesë e historive të viteve të fundit në Tiranë, e di që debati për Teatrin e Ri kapërceu nivelin e histerisë, u bë pjesë e fushatës, vazhdon të jetë pjesë e politikës, e djegies së gomave dhe molotovit javor te bashkia, por tani që kemi hapur themelet e teatrit, kur ti shikon që është një hapësirë e madhe, – do të jetë padyshim teatri më i madh në Ballkan – ti kupton se në 3 muaj punë kemi bërë më shumë se në 30 vite sherr”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Më tej, ai shtoi se shumë punonjës të bashkisë së Tiranës, madje disa prej tyre edhe në pozicione drejtuese, e kanë nisur me prezantimin e një ideje, nga një internship. Ai inkurajoi të rinjtë të aplikojnë sa më shumë në këto programe. “Fakti që e keni kaluar këtë fazë, keni aplikuar, pra keni hedhur diçka në letër, ju bën krejt ndryshe nga pjesa e llafologëve, që nuk kanë ndonjë kontribut për shoqërinë, përveçse të kritikojnë punën që bëni ju”, përfundoi Veliaj.

Projekti “Fillo me një ide – Fito një Internship” tashmë është në vitin e 6-të, dhe për këtë vit ofron mundësinë që, nëpërmjet një praktike 3-mujore pune, të rinjtë të kenë mundësinë të shprehin idetë e tyre krijuese dhe inovative.

Trajnimi i inspektorëve, fokus transparenca dhe efikasiteti në terren

Inspektorati i Përgjithshëm zhvilloi në Vlorë një aktivitet dyditor në kuadër të ciklit kombëtar të trajnimeve “Forcimi i kapaciteteve të…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajnimi i inspektorëve, fokus transparenca dhe efikasiteti në terren

Inspektorati i Përgjithshëm zhvilloi në Vlorë një aktivitet dyditor në kuadër të ciklit kombëtar të trajnimeve “Forcimi i kapaciteteve të…