Balluku inspekton punimet për segmentin rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi: Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës

Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm.


Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm.

Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes Dibrës dhe Tiranës.

Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa po vijon puna në pjesën tjetër të saj. Përmes kësaj ndërhyrjeje shkurtohet distanca me afro 2.5 kilometra, krahasuar me rrugën ekzistuese, Maqellarë-Peshkopi.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër ecurinë e punimeve, e shoqëruar edhe nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu.

Drejtori i ARRSH-së Gjyli, teksa bëri një prezantim të punimeve të kryera në këtë kantier, tha se me përfundimin e gërmimeve nuk parashikohet që të kemi më problematika të cilat mund të ndikojnë në ecurinë e punimeve.

“Aktualisht kanë përfunduar 2 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, binder. Gjithashtu me veprat e artit po ecet mirë. Dy urat që ka kjo vepër janë pothuajse drejt përfundimit. Ura 29 metra ka përfunduar dhe soleta, ndërsa për urën 18 metra janë duke u përgatitur trarët”, bëri të ditur Gjyli.

Ecuria e punimeve u vlerësua edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila bëri të ditur se tashmë koha e udhëtimit Tiranë-Peshkopi do të jetë edhe më e shkurtër.

“Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan një herë në fillim se nga 6 orë rruga u bë 2 orë e pak, tashmë do të kemi mundësi që të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë për një orë e gjysmë”, tha Balluku.

Ministrja u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, një tjetër vepër e rëndësishme për të cilën punimet janë përqendruar në tunelin e Murrizit. I gjithë ky investim në infrastrukturë po rrit vëmendjen e vizitorëve në Dibër, por nxit edhe investimet e reja në zonë.

“Ky dhjetor i 2024-ës do të jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit, me një shpresë shumë të madhe, duke qenë se tashmë jemi drejt përfundimit atje të armatimit të të gjithë tunelit, janë 400 metrat e fundit dhe me përfundimin e armatimit pjesa tjetër e punimeve, elektromekaniket, shtrimi i bazës dhe gjithçka tjetër nuk janë më problem për ne”, nënvizoi Balluku.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Spahiu tha se falë investimeve, veçanërisht në infrastrukturë, e gjithë Dibra po merr një zhvillim të madh, ndërsa afërsia tashmë me Tiranën e ka kthyer zonën në një destinacion që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë. (ATSH)

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…