Këshilli bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Ecole 42 është një program edukimi pa tarifë, i themeluar fillimisht në Paris, në vitin 2013.


Pas suksesit me Piramidën dhe Qendrën TUMO, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka propozuar për bashkëpunim pranë bashkisë së Tiranës projektin “Ecole 42”, që lidhet me zhvillimin e një programi edukimi, jo tradicional, në fushën e teknologjisë dhe arsimit.

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak, u miratua vënia në jetë e programit, që do të bëhet e mundur nëpërmjet bashkëpunimit tre palësh midis AADF-së, Qendrës Piramida dhe bashkisë së Tiranës.

Programi “Ecole 24” do të mund të aksesohet falas nga të rinjtë mbi moshën 18 vjeç dhe mësimi do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, e cila është qendra më e madhe e teknologjisë në vend.

Bëhet fjalë për një program edukimi revolucionar në fushën e teknologjisë së informacionit, tërësisht falas dhe i aksesueshëm për të rinjtë mbi 18 vjeç, pa njohuri të mëparshme në këtë fushë, i cili është i pranishëm në 29 shtete të tjera. Studentët përzgjidhen përmes një sfide meritokratike kodimi, bashkëpunojnë në projekte, duke nxitur shkathtësi dhe zgjidhjen e problemeve. Programi i edukimit ka prezencë ndërkombëtare, me kampuse ne vende të ndryshme, ku promovon një komunitet të pavarur të nxënësve në fushën e ICT.

Ecole 42 është renditur në vendin e 6 nga 300 universitetet më të mira për vitin 2024. Ecole 42 është një program edukimi pa tarifë, i themeluar fillimisht në Paris, në vitin 2013. Ai mbështetet në një model mësimi bazuar në projekte dhe mësimin reciprok mes nxënësve, pa mësues tradicional, klasa apo orare.

Lexo më shumë nga

VanHorn: Investitorët kanë nevojë për besim, fusha e lojës është e barabartë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në prezantimin e…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

VanHorn: Investitorët kanë nevojë për besim, fusha e lojës është e barabartë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në prezantimin e…