Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin

Kurban Bajrami është festa që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s.

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.

Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në sheshin “Skënderbej”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit.

Në faljen e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë duke u shprehur se është një festë që na kujton se sa i lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Zotit, “festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.”

Lexo më shumë nga

Dhuka: Fazë vendimtare në procesin e integrimit në BE, projektbuxheti 2027 mbështet transformimin

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka u shpreh sot se…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina si një motor i rritjes ekonomike botërore krijon vazhdimisht mundësi zhvillimi për ekonomitë e vendeve të tjera

Edicioni i nëntë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) po zhvillohet aktualisht në.