Pirdeni: Rienergjizimi i administratës, përgatitje për Shqipërinë në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni u shpreh se, “integrimi i vendit në BE është një proces mbarëkombëtar dhe jo vetëm përgjegjësi e një institucioni apo qeverisë”.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni u shpreh se, “integrimi i vendit në BE është një proces mbarëkombëtar dhe jo vetëm përgjegjësi e një institucioni apo qeverisë”.

Në një intervistë televizive, Pirdeni tha se, “rienergjizimi ka si qëllim që të përgatisë administratën për Shqipërinë 2030 në BE. Kapacitetet tona në administratë të përballojnë volumin e lartë të punës. Komisioni i posaçëm për thellimin e reformave në sundimin e ligjit dhe mirëqeverisje është me rëndësi kritike dhe ngrihet për Shqipërinë në 2030 në BE dhe kërkon qasje gjithëpërfshirëse. Nuk e çon vetëm qeveria përpara vendin, por janë edhe shumë aktorë të tjerë të përfshirë si institucione që duhet të ecin me të njëjtin shpejtësi së bashku me qeverinë”.

Sipas saj, i gjithë procesi i negociatave me BE kërkon avancim në të gjithë fushat në mënyrë uniforme që secili sektor të jetë gati për anëtarësimin.

“Kuvendi është konceptuar si një forum që bën bashkë të gjithë aktorët dhe ndërkombëtarët që kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme mbi debatin mbi këtë çështje. Ky debat duhet të zhvillohet në Kuvend dhe të ndërgjegjësojë të gjithë ne se integrimi nuk i përket vetëm qeverisë dhe gjyqësorit, por është një proces mbarëkombëtar që na përket të gjithëve”, tha Pirdeni.

Pirdeni theksoi se, modernizimi i administratës, inovacionit i shërbejnë tregut të punës.

“Kemi rritur pagat në administratë dhe reforma e pagave e ka sjellë sot administratën në një punëdhënës shumë konkurrues në treg. Sot paga mesatare e është 20 % më shumë se në sektorit privat. Rritja e pagave përmbyllet gjatë këtij viti, ku do këtë një fazë të dytë rritje që do targetojë disa skeletorë të veçantë që janë FA, policia e shtetit, burgjeve , arsimit, shtetësisë për infermierët dhe mjekët e përgjithshëm dhe specialistët në ministrit e vendit. Do ketë për herë të parë edhe punonjësit e institucioneve të administratës lokale për të mos diferencuar askënd. Do të ketë një rishikim të mënyrës së punë dhe kjo nis edhe nga fleksibiliteti në orare dhe është mirëpritur nga punonjësit. Kemi prezantuar edhe një element të ri me mënyrën se si merren pushimet. Deri tani nuk mund të merret leje vjetor më pak se 7 ditë, por me këtë fleksibilitet do mundësojmë edhe marrjen me 3 apo 4 ditë”, tha ministrja.

Në mënyrë që këto ndryshime në ligj të zbatohen në mënyrën e duhur në institucionet e vendit, Pirdeni tha se do të ketë edhe një trajnim të lidershipit të tyre.

Begaj mesazh të rinjve: Keni potencialin të ndërtoni të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj,…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj mesazh të rinjve: Keni potencialin të ndërtoni të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj,…