“Ishujt 2024”, projekti për pajisjen me dokumente biometrike të shqiptarëve në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut

Ekipi i posaçëm do të gjendet në: Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024 dhe Rodos më 25, 26 dhe 27 prill 2024


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “Ishujt 2024”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.

Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:

– Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024
– Rodos, Rodos më 25, 26 dhe 27 prill 2024

Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:

– Emër/Mbiemër i aplikantit
– Numrin personal (NID)
– Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
– Adresen e vendbanimit – Ishulli

Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024.

Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.

– Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.

– Detajet lidhur me vendndodhjen në Kretë dhe Rodos do t’ju komunikohen në ditët në vijim.

Për çdo pyetje/informacion të mëtejshëm kontaktoni në [email protected]

POSTIMI I AMBASADËS

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë…

Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Saturday, April 6, 2024

Urgjenca e spitalit rajonal Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informoi se së shpejti do të nisë puna për rikonstruksionin e urgjencës në këtë…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Urgjenca e spitalit rajonal Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informoi se së shpejti do të nisë puna për rikonstruksionin e urgjencës në këtë…