Gonxhja: Ide të reja në fushën e bashkëpunimit ndërkulturor me Italinë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të Italisë


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të Italisë, me të cilët diskutoi për rritjen e bashkëpunimit kulturor.

“Kënaqësi të mirëprisnim dy përfaqësues shumë të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës së Republikës së Italisë, drejtorin e përgjithshëm të Muzeve Kombëtarë, Massimo Osanna, si dhe atë të Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit, Luigi La Rocca”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gonxhja e cilësoi një takim mjaft interesant, që solli ide të reja në fushën e bashkëpunimit ndërkulturor mes dy vendeve për promovimin e kulturës italiane dhe lidhjen e saj me Shqipërinë nga antikiteti deri në ditët e sotme.

“Historia e artit, kulturës, bashkëjetesës, arbëreshëve, rrënjët e kërkimet arkeologjike, afërsia dhe raportet politike e sociale mes dy vendeve, na vendosin përpara disa sfidave të bukura për të cilat po punojmë për të sjellë risi në këndvështrimin e një bashkëpunimi mes dy vendeve tona, që do t’i ofrojnë publikut shqiptar projekte të reja shumë interesante, së shpejti”, tha ai.

🇦🇱🤝🇮🇹Kënaqësi të mirëprisnim dy përfaqësues shumë të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës së Republikës së Italisë, z….

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, March 23, 2024

Festivali “Zëri i frankofonisë”

Amfiteatri antik i Durrësit jehoi nga zërat magjik të 15 finalistëve në festivalin ‘Zëri i frankofonisë’.

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festivali “Zëri i frankofonisë”

Amfiteatri antik i Durrësit jehoi nga zërat magjik të 15 finalistëve në festivalin ‘Zëri i frankofonisë’.