Sejko: Politika monetare do të jetë në varësi të ecurisë së inflacionit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se, vendimmarrja e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojë të jetë e bazuar në të dhënat e disa treguesve ekonomikë.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se, vendimmarrja e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojë të jetë e bazuar në të dhënat e disa treguesve ekonomikë.

I pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për mediet, se kur pritet të nisë lehtësimi i politikës monetare duke marrë parasysh faktin që inflacioni gjatë muajit shkurt shënoi 2.6 % një nivel që është nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%, Sejko tha se, “Banka e Shqipërisë në varësi të të dhënave që do të ketë mbi inflacionin, do të reagojë me qëndrimin saj të politikës monetare”.

Sipas tij, norma mesatare e inflacionit gjatë dy muajve të parë të 2024, ka qenë në nivelin 3.4% në janar dhe 2.6% në shkurt. Por, nëse inflacioni do të vazhdojë të bjerë, ka implikime të tjera.

“Po t’i referohemi periudhave të mëparshme, situata është krejt e ndryshme; megjithatë një situatë me inflacion të lartë sikurse dhe një situatë me inflacion të ulët do të ishte problematike sikundër kemi parë në dekadën e kaluar. Por nuk parashikojmë të jemi në atë situatë. Parashikimi është të jemi rreth objektivit tonë të inflacionit gjatë vitit aktual. Për momentin ne nuk parashikojmë ose nuk mendojmë se do të fillojmë me një lehtësim të politikës monetare; gjithmonë në varësi të shifrave pasi ka të papritura pavarësisht parashikimeve”, tha Sejko.

Siç e theksova, vijoi Guvernatori, shifrat e fundit të inflacionit janë përtej pritshmërive, janë më mirë sesa i parashikonim. Nëse do të kemi shifra më të ulta inflacioni, natyrisht që do të reagojmë.

“Qëndrimi i politikës monetare do të jetë në varësi të ecurisë së inflacionit dhe të parametrave të tjerë makroekonomikë në vend si PBB, punësimi, etj”, u shpreh ai.

Sejko theksoj se, një element tjetër është fakti që shumë banka qendrore të vendeve të eurozonës, por dhe në botë, p.sh. Banka Qendrore Evropiane ka dhënë sinjale që, në një të ardhme jo të largët, nëse do të vazhdojmë të kemi këto norma të ulta të rënies së inflacionit, mund të fillojë uljen e normës së interesit pra normalizimin e politikës monetare.

“Banka e Shqipërisë ka qenë gjithmonë e kujdesshme, nuk ka lëvizur njëlloj si bankat e tjera qendrore në rajon ose në eurozonë me rritjen e normës bazë të interesit për të mos penguar rritjen e aktivitetit ekonomik. Ne nuk kemi qenë agresiv në periudhën e fundit, ne kemi qenë proaktiv në normalizimin e politikës monetare menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe efektet janë dhënë në transmetimin e politikës monetare prandaj, duke parë dhe ecurinë e inflacionit, ne nuk e kemi rritur normën e interesit në ato nivele që e kanë rritur banka qendrore të mëdha si BQE, Banka e Anglisë dhe banka të tjera. Pra sikurse e kemi theksuar ne e konsiderojmë politikën monetare me normën e interesit prej 3.25% akoma stimuluese për zhvillimin e ekonomisë dhe për të ndihmuar agjentët ekonomikë”, tha Sejko.

Guvernatori theksoi se, “në kushtet që nuk parashikohet një rënie e theksuar e inflacionit, duke qenë që ne kemi pasur dhe një rritje të kujdesshme të normës së interesit, mendojmë që jemi në rregull për momentin me qëndrimin politikës monetare”.

(Marrë nga ATSH)

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…