“Vlora 2030”, hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm

Në qytetin e Vlorës u prezantua sot plani strategjik “Vlora 2030”, i realizuar nga Agjencia Strategjike Rajonit të Puglia-s (ASSET) nën koordinimin e Rajonit të Puglia-s.


Në qytetin e Vlorës u prezantua sot plani strategjik “Vlora 2030”, i realizuar nga Agjencia Strategjike Rajonit të Puglia-s (ASSET) nën koordinimin e Rajonit të Puglia-s.

Në prezantimin e këtij plani ishin të pranishëm Kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha, Këshilltari i Rajonit Puglias për zhvillimin ekonomik Alessandro Delli Noci, Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë Iva Palmieri, Kryetari i Këshillit të qarkut Vlorë, Ervis Moçka, etj.

Kryetari i këshillit të qarkut, Moçka e cilësoi këtë plan një një hap të rëndësishëm drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm për qarkun e Vlorës.

“Dokumenti “Vlora 2030″ ofron një vështrim të qartë për mundësitë dhe potencialet e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë, duke hapur rrugën për zhvillim në të gjitha nivelet”, tha Moçka.

Ndërsa kryebashkiaku Dredha u shpreh se “shohim me besim në mundësitë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit me Rajonin e Puglias. Veç miqësisë tradicionale, na bashkojnë interesa të njëjta edhe në biznes, veçanërisht në turizëm”.

Vlora është një ndër qytetet turistike dhe më të vizitueshme në Shqipëri, sidomos gjatë verës. Qyteti bregdetar është edhe më i preferuari sidomos i turistëve italianë, të cilët vitet e fundit kanë qenë të shumtë.

Lexo më shumë nga

Java e Kulturës Franceze, veprat e skulptorit të njohur Richard Orlinski ekspozohen te Piramida

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Java e Kulturës Franceze, veprat e skulptorit të njohur Richard Orlinski ekspozohen te Piramida

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard