Zhvillimi i bashkive, Mazniku: Mbi 20 programe të financuara nga BE-ja në 2024

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor: Berati është qyteti që ka pasur më shumë projekte të financuara nga BE-ja


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, duke folur për financimet e Bashkimit Europian me projekte në Shqipëri, tha se, “sivjet kemi 20-25 programe të financuar nga BE-ja”.

Mazniku theksoi se, “teksa i afrohemi BE-së do të kemi më shumë programe”.

Gjatë një interviste në “Top Story”, ai vuri në dukje se bashkitë që kanë arritur të marrin më tepër projekte, kanë pasur një zyrë menaxhimi të fokusuar tek përfundimi i tyre.

Sipas tij, Berati është qyteti që ka pasur më shumë projekte të financuara nga BE-ja. Më pas vjen Tirana, Përmeti, Gjirokastra, etj.

“Në numër projektesh e para është Berati më pas është Gjirokastra. Më pas vjen Shkodra, Elbasani. Fokusimi i bashkisë dhe punon në atë objektiv. Përmeti është një bashki e vogël dhe ka një numër të suksesshëm. Ka qenë një fokus i Përmetit, që ka pasur një zyrë që e ka menaxhuar mirë. 40 milionë euro ka qenë fondi i 2023-shit. Ne sot kemi të drejtën të aksesojmë 2 ose 3 programe të BE-së”, tha Mazniku.

“Ne kemi në 57 bashki, qendra ose zyra të fokusuara tek projektet e BE-së”, tha Mazniku.

(Marrë nga ATSH)

Java e Kulturës Franceze, veprat e skulptorit të njohur Richard Orlinski ekspozohen te Piramida

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Java e Kulturës Franceze, veprat e skulptorit të njohur Richard Orlinski ekspozohen te Piramida

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja franceze, Catherine Suard