Zelenski do të bashkëdrejtojë me Ramën Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore“

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Ky samit bashkorganizohet nga Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Zelenski.

Gjatë ekspozitës “Ukraina, një krim lufte” çelur pak ditë më parë në në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), Kryeministri Edi Rama është shprehur se vizita e presidentit Zelenski në Tiranë, “është nga njëra anë një vizitë bilaterale, por nga ana tjetër është edhe një vizitë, e cila do të kulmojë me një samit të vendeve të Europës Juglindore për Ukrainën ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Europës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkorganizator së bashku me mua, për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka një rëndësi të posaçme”.

Presidenti Zelenski, falënderoi dy ditë më parë presidentin Bajram Begaj për solidaritetin që Shqipëria ka treguar ndaj Ukrainës.

Në një postimi në rrjetin social X, Zelenski shprehet se pret me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore europiane.

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore europiane si për vendet tona, ashtu edhe për Europën në tërësi”, shkruan Zelenski në X.

Ndërkohë më datë 29 shkurt, po në Tiranë do të mbahet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës.

Në këtë takim të rëndësishëm, pritet të marrin pjesë krerë shtetesh dhe të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Europian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka hartuar një plan të detajuar masash, për garantimin e rendit publik, para, gjatë dhe pas Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje të shumë delegacioneve me nivel të lartë përfaqësimi nga Europa Juglindore, Ukraina dhe vendet e rajonit.

Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

(Marrë nga ATSH)

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.