Gjiknuri vizitë në Washington, takime me kongresmenë amerikanë

Shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Washington Ervin Bushati, Gjiknuri zhvilloi një takim me kongresmenin Jim Himes.


Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë.

Shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Washington Ervin Bushati, Gjiknuri zhvilloi një takim me kongresmenin Jim Himes.

“Nisur nga interesimi i tij rreth votës së diasporës, e informova kongresmenin në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore në Shqipëri dhe garantimin në ligj të kësaj të drejte për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit tonë. Gjithashtu e njoha me përpjekjet e përbashkëta për të mbushur çdo boshllëk legjislativ në lidhje me këtë të drejtë të sanksionuar në Kodin Zgjedhor”, u shpreh ai.

Gjiknuri theksoi se “me rëndësi thelbësore është miratimi i një metode votimi nga jashtë që siguron integritet dhe llogaridhënie administrative për këtë proces sa të rëndësishëm aq edhe sfidues”.

“U angazhova të informoj në vijimësi Kongresin në lidhje me ecurinë e këtij procesi edhe në kuadër të interesimit të shumë organizatave dhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Gjiknuri.

Më herët, bashkë me disa deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë ai takoi kongresmenin Peter Sessions.

“Diskutuam tema të çështjeve që lidhen me sigurinë në rajon, ashtu sikurse me zhvillimet më të fundit në rrafshin e sigurisë botërore. Me interes edhe mesazhet kyçe që pritet të përcillen ditën e nesërme në konferencën për sigurinë dhe sfidat e rajonit tonë, e cila do të zhvillojë punimet në mjediset e Kongresit të Shteteve të Bashkuara”, nënvizoi Gjiknuri.

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.