BSH: Faktorët pozitivë makroekonomikë mbajnë në pozita të forta lekun

Tregu i këmbimeve valutore këtë fillimviti po mbështet pritshmëritë për mbiçmim të mëtejshëm të monedhës vendase.


Tregu i këmbimeve valutore këtë fillimviti po mbështet pritshmëritë për mbiçmim të mëtejshëm të monedhës vendase.

Sipas BSH-së, forcimi i lekut rrjedh nga një ndërthurje e faktorëve pozitivë makroekonomikë. Më i rëndësishmi, deficiti i llogarisë korente është transformuar në suficit për herë të parë në histori, duke tejkaluar 354 milionë euro në tremujorin e tretë 2023, krahasuar me një deficit prej 145 milionë euro një vit më parë. Kjo kthesë i atribuohet kryesisht rritjes së fortë të sektorit të turizmit, ku të ardhurat u rritën me 50% gjatë nëntë muajve të parë të 2023.

Rritja e turizmit shkon përtej sezonit tradicional veror dhe në 2023 u regjistruan mbi 10 milionë turistëve të huaj, ndërsa shifrat e prenotimeve janë pozitive edhe për tremujorin e parë 2024.

Për më tepër, investimet e huaja direkte dhe remitancat mbeten në cikël rritës, duke regjistruar norma rritjeje vjetore dyshifrore. Këto prurje ofrojnë mbështetje të fortë për Lekun, duke plotësuar fluksin hyrës në Euro të udhëhequr nga turizmi.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë, parashikojnë që euro do të luhatet pranë nivelit të 103.1 lekëve në fund të tremujorit të parë të vitit 2024, duke reflektuar ofertën e qëndrueshme në euro nga sektori dinamik i turizmit.

Pas një mbiçmimi me 9.1% gjatë vitit 2023, leku shqiptar ka shfaqur stabilitet në dy javët e para të 2024. Ndërsa është vënë re një zhvlerësim i lehtë nga nivelet që arriti në muajin dhjetor, faktorët themelorë sugjerojnë një vazhdimësi të tendencës mbiçmuese të monedhës vendase.

Lexo më shumë nga

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…