Veliaj: Tirana, model për politikat e strehimit! Mbështetje për studentët

Kryebashkiaku: Bashkia e Tiranës, bashkë me Bankën Intesa, janë pjesë e një sistemi të strehimit social


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se kryeqyteti është sot një qytet model sa i takon politikave të strehimit për njerëzit në nevojë. Gjatë përurimit të degës së re të Bankës Intesa Sanpaolo në godinën e rijetëzuar të Piramidës, ai theksoi se janë mijëra qytetarë ata që kanë përfituar nga programet sociale të bashkisë.

“Jam shumë krenar për politikat tona të strehimit, ku një prej nismave është kredia e butë. Bashkia e Tiranës, bashkë me Bankën Intesa, janë pjesë e një sistemi të strehimit social, prej së cilës kanë përfituar një banesë me normën e interesit të paguar nga bashkia mijëra familje. Në vend që familja e re të paguajë qira çdo muaj, praktikisht atë qira e kthen në një këst të bankës, duke blerë praktikisht shtëpinë e tij çdo muaj. Ky është një qytet ku jepet bonus qiraje, ka banesa sociale, jepet kredi e butë; pra, kemi një paketë e cila e ka çuar Tiranën në një qytet model për të ulur thuajse në 0 nivelin e të pastrehëve”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës ka një sistem shumë të avancuar të mbrojtjes sociale për identifikimin dhe ndihmën ndaj atyre që janë në kushte të vështira. Një nga nismat për të mbështetur studentët është hapja pa pagesë e një llogarie bankare. “Jam gjithashtu shumë krenar që Intesa San Paolo është një nga bankat e para që është bërë pjesë e dy nismave tona të rëndësishme. Së pari, për të ndihmuar studentët. Kemi një Kartë Studenti ku një nga shërbimet që ofron është tarifa “0” për të gjithë studentët që vijnë në Tiranë, që hapin llogarinë e tyre të parë”, shtoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se Piramida është konceptuar që të mos ishte vetëm një shkollë tradicionale, por të shërbente edhe si një eksperiencë që krijohet nga një ekosistem ku ka shumë aktorë që marrin pjesë. Piramida shërben edhe si qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit, ku mijëra të rinj nga 12 deri 18 vjeç mësojnë gjuhën e kodimit.

Petrela në itinerarin e turistëve të huaj: Njerëz mikpritës, ushqim i mirë

Vetëm 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, në një lartësi prej rreth 400 metrash mbi nivelin e detit, Kalaja e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Petrela në itinerarin e turistëve të huaj: Njerëz mikpritës, ushqim i mirë

Vetëm 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, në një lartësi prej rreth 400 metrash mbi nivelin e detit, Kalaja e…