Balluku në Athinë: Shqipëria shembull në fushën energjetike!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku po merr pjesë në Ministrialin për Europën Qendrore dhe Juglindore për Interkonjeksionin Energjetik


Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po merr pjesë në Ministrialin për Europën Qendrore dhe Juglindore për Interkonjeksionin Energjetik, që zhvillohet në Athinë.

Balluku tha se në këtë ministerial u diskutuan dy nga çështjet primare që sektori i energjisë europiane ka: dekarbonizimi dhe siguria energjetike.

“Sigurisht, vijoi Balluku, në çështjen e dekarbonizimit Shqipëria nuk ka asnjë shqetësim, për më tepër nga të dhënat e Eurostat javën e fundit Shqipëria renditet e treta, mbas Suedisë dhe Finlandës për sa i përket përdorimit të energjisë së rinovueshme, duke e bërë kështu një tjetër kampione në fushën e përdorimit të energjisë së rinovueshme”.

Nga ana tjetër, theksoi ajo, duhet thënë se gjatë këtij ministeriali u diskutuan të gjitha masat rregullatore që duhen ndërmarrë edhe me mbështetjen e Sekretariatit të Energjisë të vendosur në Vjenë, por mbi të gjitha Komisionerja Simpson ka diskutuar edhe mënyrat sesi Bashkimi Europian do të mundohet të incentivojë të gjitha këto nisma duke nisur nga energjia e rinovueshme, tek energjia nukleare dhe tek gazi, padyshim një sektor shumë i rëndësishëm energjetik ky që ka të bëjë me sigurinë energjetike, sidomos pas të gjitha ngjarjeve të agresionit rus në Ukrainë.

Balluku tha se, “Katherine Simpson ka thënë se duhet të vazhdojë puna e mirë që po bëhet nga shtetet e zonës së Juglindjes së Europës për sa i përket të gjithë kuadrit rregullator, për sa i përket iniciativave të reja. Dhe nga ana tjetër, Bashkimi Europian do të jetë aty për ti mbështetur përmes instrumenteve financiarë të gjitha vendet”.

“Kam prezantuar, ashtu siç bëjmë çdo herë, të gjitha arritjet e Republikës së Shqipërisë në fushën energjetike, sidomos në vitin 2023, kemi pasur një sërë prej tyre. Vetëm një javë më parë edhe viti 2024 ka nisur me një hap të rëndësishëm për sa i përket diversifikimit të burimeve dhe kam ndarë me të gjithë kolegët e mi sesi Shqipëria tashmë ka të angazhuar 1 gigavat në energji të rinovueshme përmes ankandeve transparente që ne jemi duke implementuar në vendin tonë, sigurisht me mbështetjen e partnerëve tanë të Bashkimit Europian apo edhe të bankave europiane”, deklaroi Balluku.

Sipas saj në këtë takim, gjithashtu kemi diskutuar për sa i përket asaj që është shumë e rëndësishme, këto kapacitete të cilat ngrihen dita ditës kanë nevojë për interkonjeksion.

“Një interkonjeksion që tashmë po shkon në një nivel tjetër. Shqipëria ka nisur punën për projektin e ndërlidhjes energjetike me Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Shqipëria është duke punuar ngushtësisht për të nisur projektin me Greqinë për të dyfishuar linjën e transmetimit dhe në ndërkohë, kam ndarë gjithashtu me kolegët e mi, dhe lajmin e mirë që së bashku me Operatorin e Transmetimit Italian, Operatori i Transmetimit Shqiptar është duke nisur një studim fizibiliteti përsa i përket linjës nënujore që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë”, tha Balluku.

Balluku vuri në dukje se, “duke dëgjuar të gjitha planet e së ardhmes, duke dëgjuar të gjithë angazhimin e palës greke në këtë rast për sa i përket linjave të interkonjeksionit për të lidhur kështu Greqinë me Qipron dhe më pas me Izraelin, Greqinë me Arabinë Saudite apo Greqinë më vende të tjera, jemi besimplotë se përmes këtij bashkëpunimi rajonal ne do të përfitojmë edhe nga projektet të cilat po zhvillohen në vendet fqinje”.

“Janë diskutuar edhe iniciativa të tjera që do të ndërmerren gjatë vitit 2024, por sigurisht prioritetet mbeten, përafrimet ligjore që të gjitha shtetet të cilat aspirojnë të jenë anëtare të Bashkimit Europian duhet të përmbushin në muajt në vazhdim. Sigurisht Shqipëria në fushën energjetike është gjithmonë një shembull për tu marrë dhe kështu ka ndodhur edhe në këtë ministerial”, deklaroi Balluku.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Ylli merr pjesë në ceremoninë “European City of Sport” në Itali

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, në cilësinë e Presidentit të Nderit të ACES Europe për Ballkanin,…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ylli merr pjesë në ceremoninë “European City of Sport” në Itali

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, në cilësinë e Presidentit të Nderit të ACES Europe për Ballkanin,…