Mazniku: Qeveria mbështetje bashkive për hartimin e programit kombëtar të mbarështimit të pyjeve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi se qeveria do të mbështesë bashkitë e vendit për hartimin e programit kombëtar të mbarështimit të pyjeve.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se qeveria do të mbështesë bashkitë e vendit për hartimin e programit kombëtar të mbarështimit të pyjeve.

Gjatë prezantimit të aktiviteteve të kalendarit kombëtar të Vitit të Pyjeve, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Mazniku paraqiti tre problematikat e identifikuara në bashkitë e vendit për mbarështimin e pyjeve.

Ai renditi mungesën e fondeve, planet e munguara të mbarështimit dhe mungesën e burimeve njerëzore.

“Kemi identifikuar tre arsye pse jemi në këtë situatë. Problemi i parë ka të bëjë me financat. Hartimi i një plani mbarështimi kushton dhe janë sasi fondesh që është vështirë për tu siguruar. Problemi i dytë ka të bëjë me brimet njerëzore që bashkitë kanë në dispozicion për t’i bërë këto plane. Dhe e treta ka të bëjë me procedurat për të shkuar deri te plani”, tha Mazniku

Sipas tij, po mendohet një masë për të ndërhyrë në këto çështje në mënyrë sistematike. Një ndër opsionet është krijimi i një grupi që do të punojë ngushtësisht me bashkitë si në rastin e planeve të përgjithshme vendore, që ishin një udhërrëfyes shumë i dobishëm për zhvillimin e territorit.

“Po mendojmë ngritjen e një mekanizmi të ngjashëm në një process të ngjashëm pasi flasim për 318 ekonomi pyjore që nuk kanë një plan mbarështimi. Me mbështetjen e qeverisë tu gjendemi bashkive për hartimin e planeve pyjore. Për përfitimin nga ky program bashkitë duhet të kenë një nivel të caktuar performance, për të mbështetur ato bashki që kanë vullnetin për të realizuar këto objektiva”, tha Mazniku.

Nga ana tjetër, Mazniku bëri të ditur se problemi i dytë që duhet të adresojmë është bashkërendimi i punës mes bashkive në çështjen e shfrytëzimit të fondeve pyjore.

“Kemi disa bashki që e kanë ezauruar kapacitetin pyjor për të përmbushur nevojën e popullatës për ngrohje, ndërsa ka bashki që prodhojnë më tepër se sa nevoja. Në këtë aspekt nevojitet që bashktë të bashkërendojë punën me njëra-tjetrën për të jgeneruar më tepër të ardhura”, deklaroi Mazniku.

(Marrë nga ATSH)

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.