Rama: Papunësia më e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë vitit 2023 ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vitit 2023 ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama tha se papunësia është më e ulëta e të gjitha viteve deri tani 10.5%.

‘Synimi është që vitin e ardhshëm të fillojmë të zbresim hap pas hapi nën 10%”, tha ai.

“Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendave si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve qoftë për efektet e rritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për çdo të punësuar me pagë minimale, apo pensionet që falë indeksimeve të njëpasnjëshme të bëra kanë arritur në vlerën rreth 9 %”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se paga në sektorin publik ka vazhduar të rritet ndjeshëm dhe vitin e ardhshëm në qershor ato do të kenë një tjetër rritje të konsiderueshme të parashikuar në buxhetin 2024, kur arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë, mjekët dhe të gjithë punonjësit e administratës do të kenë një rritje që do ta çojë faktikisht pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se filloi programi i mbështetjes me kreditë e garantuara nga qeveria për punonjësit e policisë, ushtarakët e mjekët, për çiftet e reja deri në moshën 40 vjeç.

“Ky program është i mbështetur financiarisht për të arritur fillimisht një shifër prej 1 mijë shtëpish për këto 3 kategori që janë edhe shërbëtorë 24 orë në 7 ditë të javës të shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.